ARKATANA

Agon Pira tregon se kush e largoi Vllazninë nga Superliga

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Skuadra e Vllaznisë së Pozhoranit, në vitin e kaluar kishte bërë befasinë e dorës së parë duke u inkuadruar në Superligën e futbollit të Kosovës.

Ishin ato ditët e cila historia e klubit nga qyteza e Pozhoranit u shënua me shkronja të arta.

Shumë dashamirë të futbollit skuadrën e Vllaznisë e konsideruan si skuadër të befasisë dhe një skuadër mjaft simpatike, udhëheqësia e klubit u mobilizua duke sjell në skuadër afro 20 futbollist dhe ndërroi tre trajner por as kjo nuk ishte e mjaftueshme për të mbijetuar në Superligë.

Gjatë 31 javëve, skuadra e Vllaznisë arriti të shënon vetëm tri fitore e pesë barazime duke arkëtuar në konton e tyre vetëm 14 pikë.

Drejtori Sportiv, Agon Pira pas 31 javëve ka theksuar se cilat janë arsyet e fundosjes së klubit në Superligë.

Eco Higjiena

“Në fillim na është premtuar nga Kuvendi Komunal i Vitisë, se do ta kemi të gatshëm stadiumin për Superligë por ajo asnjëherë nuk u zbatu dhe menjëherë kemi hasur në vështirësi të shumta, ishte një nismë e jona në Superligë me një defekt të madh dhe arsyeja kryesore që po braktisim Superligën është mungesa e stadiumit, çka për klubin tonë ishte fatale pasiqë na mungonin tifozët dhe shumë dashamirë të futbollit të cilët ishin dhe na përkrahnin gjithmonë”.

Pira ka bërë të ditur edhe ndërrimin e trajnerëve në klub.
“Nuk kemi vërejte as në trajnerin Bekim Isufin, Bylbyl Sokolin e Agron Selmanin, ata e kanë kry punën ashtu siç duhet por po e përsëris mungesa e stadiumit ishte fatale për ne, duket kuptuar se ne nuk jemi skuadër gjigante dikund tjetër të stërvitesh e dikund tjetër t`i zhvillosh ndeshjet dhe atë si musafirë, kjo na ka bërë të ndihemi mjaft keq dhe ishte e papërballueshme”.

Drejtorit Agon Pira, i ka mbetur merak për mos zhvillimin e ndeshjeve në Pozhoran dhe ka një porosi për arbitrat.
“Jam shumë i sigurt se sikur t`i zhvillonim ndeshjet në fushën tonë ekzistenca as që do të vinte në pyetje, dhe jam i sigurt se në cdo ndeshje minimum në stadium do të ishin së paku nga 3000 shikues, ndërsa faktori i dytë për rënien nga Superliga janë edhe arbitrat të cilët në shumë ndeshje na kanë dëmtuar në mënyrë drastike, ketë mund ta vërtetojnë edhe nëpërmjet incizimeve televizive ndërsa në mesin e këtyre arbitrave ishin edhe ata të cilët po ndajnë drejtësinë në ndeshjet ndërkombëtare”

Pira ka bërë të ditur se tani në skuadrën e Vllaznisë, do të fillon një epokë e re.
“Tani jemi në Ligën e Parë, në qoftëse na rregullohet fusha shumë shpejt do të rikthehemi në Superligë në të kundërtën nuk do të synojmë Superligën”.

I tërë stafi i Vllaznis së Pozhoranit, një falënderim të veçantë i drejtohet kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirit, i cili i ka mbështetur skuadrën e Vllaznisë që ndeshjet e saja t`i zhvillon në qytetin e Gjilanit. Shpresohet se shumë shpejt stadiumi në Pozhoran do të fillon së implementuari, pasiqë Komuna e Vitisë e ka në projekt ndërtimin e fushës në qytetzën e Pozhoranit./rajonipress/