Uji Dea

Karateistët e Kosovës kthehen për herë të dytë nga Merdarja

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Përfaqësuesja e Kosovës e Karatesë, e cila për herë të dytë ka tentuar të shkon në Kampionatin Evropian të Karatesë, i cili mbahet në Novi Sad të Serbisë është ndalur në pikën kufitare në mes Kosovës e Serbisë në Merdare.

Ekspedita për herë të dytë ka provuar të shkon në shtetin e Serbisë në ora 18:00, por janë ndalur dhe nuk ju lejohet të jenë pjesëmarrëse e Kampionatit Evropian.

Edhe vet kryetari Federatës së Karatesë, Ismet Krasniqi, ka folur me autoritet Serbe në Merdar, por këta të fundit kanë theksuar se kemi vendin dhe ju kurrsesi nuk do të jeni pjesë e Kampionatit Evropian.

Eco Higjiena

Krasniqi ka bërë të ditur se për një gjë të tillë janë të njoftuar edhe nga Federata Evropiane e Karatesë, se shteti i Serbisë nuk po lëshon pe.

Ndërsa karateisti nga Gjilani, Elhami Shabani, nga Merdar ka bërë të ditur.
“Asgjë e re nuk ka ndodhur, ashtu siç kaluam në mëngjes ashtu edhe tani janë punët, ata janë deklaruar se ky është vendim i prerë dhe ju nuk mund të shkoni më tutje”./rajonipress/