Bekim Rexhepi: Futbolli i Anamoravës po dëshmon kualitet dhe frymë sportive
Gjilan – Bekim Rexhepi, anëtar i Komitetit Ekzekutiv në Federatën Futbollistike të Kosovës për rajonin e Anamoravës, është mjaft i kënaqur me të arriturat e klubeve të Anamoravës në Ligat futbollistike të cilat bëjnë pjesë.
Skuadrat futbollistike të Anamoravës: Drita, Gjilani e Vllaznia skuadra të Superligës së Kosovës me paraqitjet e tyre, Drita për titull të kampionit, Gjilani në mesin e tabelës e Vllaznia e cila ka humbur statusin e e Superligës, po dëshmojnë se në mesin e këtyre klubeve është një frymë mjaft e madhe sportive.
“Drita në këtë edicion po dëshmon se është skuadër mjaft e fort dhe me gjasa të mëdha të përfundon pozitën e parë, kjo skuadër ka dëshmuar se përpos rezultateve kulminante ajo ka edhe numrin më të madh të tifozerisë “Intelektualët” që është shembull në futbollin e Kosovës, Gjilani me tifozët e saj të zjarrtë “Skifterat”, është një skuadër solide me baticat e zbaticat e saja në këtë edicion ka dëshmuar se është një klub i ardhmërisë për stinorët e ardhshme, ndërsa fatkeqësisht Vllaznia e Pozhoranit nuk arriti ta gjenë vetën në Superligë por ka dëshmuar kulturë të lart sportive”, ka bërë të ditur Rexhepi.
Rexhepi nuk ka lënë pa e përkujtuar derbin e madhë të Anamoravës.
“ Kjo dëshmon se në Anamoravë frymohet për futboll duke marrë parasysh derbin e madh të Kosovës në futboll në mes Dritës e Gjilanit, dhe po japim shembull të madh se si duhet organizuar ndeshjet kaq me peshë të madhe”.
Në Ligën e Parë: Bashkimi i Koretinit, Kika e Vitia me paraqitjet e tyre ishin “arrë” e fort për shumë skuadra tjera.
“ Dy skuadrat Bashkimi(K) e Kika, të cilat ishin anëtare të reja në këtë kategori të garave mjaft mirë janë paraqitur duke prezantuar futboll cilësor, ndërsa Vitia dëshmoi se është një klub i cili në stinorin e ardhshëm pritet shumë, pasiqë kanë kualitet dhe organizim të mire”, shprehet Rexhepi.
Tri skuadrat në Ligën e Dytë Grupi B: Dardania, Galaksia e Bashkimi i Gjilanit, kësaj Lige futbollistike i kanë dhënë rivalitet të madh futbollistik.
“Dardana nga Kamenica është shumë afër të jetë pjesë e Ligës së Parë futbollistike, ndërsa skuadrat Bashkimi(GJ) e Galaksia janë klube kryesisht që merren me talentë të rinjë, të cilët futbollistët e këtyre dy klubeve kanë një ardhmëri të mirë futbollistike pasiqë mosha e futbollistëve të këtyre skuadrave kryesisht është e re por kanë dëshmuar talent dhe lojëra të mira”, ka thënë, Bekim Rexhepi anëtar i KE në FFK-së.
Për Rexhepin klubet nga Anamorava, përpos që dita e ditës po dëshmojnë se në këto treva të Anamoravës përpos që ka cilësi ka edhe kulturë sportive, kjo dëshmon se gjerë më tani nuk është paraqitur asnjë ekces, e gjithë kjo është arritur me një punë cilësore dhe me një koordinim të mirë me klubet e Anamoravës. Ndërsa Rexhepi ka bërë të ditur se do të jetë zë dhe përkrahës i fuqishëm në FFK, pasiqë tani edhe jemi pjesë e FIFA-s dhe UEFA-s./rajonipress/


