Bardhi shënon sërish nga gjuajtja e lirë
Ky ishte goli i shtatë në këtë sezon për Bardhin, derisa pesë nga to, i ka nga gjuajtja e lirë.
Mesfushori shqiptar, Enis Bardhi, ka shënuar sërish nga gjuajtja e lirë, shkruan albinfo.ch.
Pasi kishte shënuar dy gola ndaj Athletic Bilbaos, futbollisti nga Shkupi, realizoi edhe nga Leganes në fitoren pre 3:0.
Bardhi shënoi golin e dytë në këtë përballje, derisa luajti deri në minutën e 80-të. Ai realizoi nga rreth 20 metra nga gjuajtja e lirë.
Ky ishte goli i shtatë në këtë sezon për Bardhin, derisa pesë nga to, i ka nga gjuajtja e lirë, duke qenë një mjeshtër i vërtetë i goditjeve të dënimit.
Për Levanten, nuk ishte i ftuar Armando Sadiku.
http://www.albinfo.ch/bardhi-shenon-serish-nga-gjuajtja-e-lire/


