Bleona: Ashiqare do të bëhem e famshme, paralajmëron projektin e ri
Këngëtarja shqiptare Bleona Qereti nuk ka asnjë dyshim se jetën e saj 100%, ia ka kushtuar muzikës, shkruan “Kosova Sot Online”.
Jemi deshmitar se në çdo event apo mbrëmje muzikore ku merr pjesë Bleona, paparacët fokusohen tek ajo, pasi të gjithë janë kureshtarë t’a dinë a është (zh) veshur këngëtarja e cila jo rrallë herë komentohet edhe nga mediat ndërkombëtare.
Se a ia ka arritur Bleona qëllimit që dikur ja ka caktuar vetës, këtë nuk mund t’a themi, por një gjë është e qartë ajo punon shumë dhe fiton për atë që bën.Provë për këtë, është edhe fotografia e fundit e publikuar në profilin e saj në Instagram, ku ajo paralajmëron projektin e ri muzikor.


