ARKATANA

Albian Ajeti shënon, Baseli sërish iu kthehet spektakleve

/ 1 minutë lexim
United Hospital

FC Basel ka shënuar fitore në transfertë ndaj ekipit të FC St. Gallen, në stadiumin “Kybunpark”.

Në një ndeshje me shumë gjuajtje, 16 prej të cilave në drejtim të golave, Baseli dëshmoi se është një ekip i përmasave evropiane, ashtu siç kanë dashur tifozët që të luajë gjatë tërë sezonit, në mënyrë spektakolare, përcjell albinfo.ch.

Fundamenti

Në mesin e golashënuesve të ndeshjes ishte edhe Albian Ajeti, i cili në fushë hyri si zëvendësim në minutën 72, duke zëvendësuar Wolfswinkel, njofton Albinfo.ch.

Edhe pse vetëm rreth njëzet minuta në lojë, Albiani arriti të shënojë golin e fundit të ndeshjes, në minutën 87 për të vendosur rezultatin definitiv 2:4 në të mirë të mysafirëve.
http://www.albinfo.ch/albian-ajeti-shenon-baseli-serish-iu-kthehet-spektakleve/