ARKATANA

Gjilani nuk arriti ta befason Prishtinën

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Futbollistët e Gjilanit në javën e 31-të, për pak sa nuk kanë arritur të bëjnë befasinë e kampionatit që së paku ti merr një pikë Prishtinës, në stadiumin “Haxhi Islami” në Pejë.

Për ta realizuar këtë befasi, Gjilanasve ju mungoi koncentrimi në 13 minutat e fundit kur pësuan dy gola.

Në pjesën e parë, Bozhoviq kishte një rast të shënonte por gjuajti drejt në duart e Donat Kaciut të Gjilanit.

Një minutë para mbylljes së pjesës së parë, Edon Sadriu pas një goditje të saktë ka shënuar në portën e portierit Bekaj.

Në minutën e 56-tv, Bozhoviq edhe njëherë dështon për të mposhtur Kaciun e Gjilanit.

ARKATANA

Barazimin futbollistët e Prishtinës e arritën në minutën e 76-të, Blend Baftiu në tentim për të krosuar topi godet së pari shtyllën pingule më pas duke u futur në rrjet, ky ishte njiherit edhe gabim trashanik i portierit të Gjilanit, Donat Kaciut.

Një minutë para përfundimit të ndeshjes, në tollovinë e krijuar Basid Khalid nga 12 metra gjen këndin e poshtëm të djathtë të Kaciut.

Pas ndeshjes trajneri i Gjilanit, Alban Hyseni, ka deklaruar.
“Nuk qëndruam gjerë në fund, kundërshtari na futi në presion të lojës ndërsa portieri i’a fali golin Prishtinës, ishte një gabim shumë i madh i tij dhe pas këtij goli na ra me të madhe motivi, ndërsa në përgjithësi ishte një paraqitje e mirë e futbollistëve të mijë”.

Në javën e parafundit, Gjilani është nikoqirë me Drenicën nga Skenderaj.
Me këtë humbje Gjilani ndan pozitën e 7 dhe 8 së bashku me Feronikelin me 44 pikë të tubuara./rajonipress/