United Hospital

Drita nuk lejon befasi, mposht Lirinë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në javën e 31-të, të Superligës së Kosovës në futboll, skuadra e Dritës me paraqitjen e sajë në pjesën e dytë, ka arritur ta deklason Lirinë e Prizrenit me rezultat 3-0.

Me këtë fitore futbollistët e Dritës edhe më tepër kanë shtuar gjasat, që dy ndeshje para përfundimit të kampionatit të shpallën kampion.

Në pjesën e parë, skuadrat kryesisht kërkuan që nëpërmjet kundërsulmeve të shënojnë por një gjë të tillë nuk e arritën.

Kështu në minutën e 10-të, Kastriot Rexha në një duel lëndon hundën dhe sipas informacioneve gjendja e tij është stabile.

Në minutën e 29-të, Përparim Livoreka i cili zëvendësoi Kastriot Rexhën gjuan nga 30 metra, por Edvin Bakaj portieri i Lirisë shpëton portën e tij.

Futbollisti më i mirë i ndeshjes së sotme, Haxhi Neziraj, i vetmuar kësaj radhe nga 10 metra gjuan drejt në portierin Bakaj.

Në pjesën e dytë, Drita tregoj një angazhim të pashoqë, në minutën e 47-të Livoreka dështon nga 2 metra nuk arrinë ta mposht portierin Bakaj.

UBT

Në minutën e 52-të, mbrojtësi mysafir Islamaj gabon Livoreka pason gjerë te Kryeziu i cili nga 17 metra gjen këndin e majtë të Bakaj 1-0.

Dy minuta më vonë, Neziraj gjen bukur Kryeziun por ky i fundin dështon nga 4 metra edhe në këtë rast Bakaj mbron.

Në minutën e 63-të, Xh.Shabani harkon nga 30 metra gjenë Livorekën i cili me kokë gjuan i vetmuar por Bakaj edhe një herë shpëton portën e tij.
Në minutën e 70-të, Neziraj i vetmuar nga 5 metra godet portierin Bakaj.
Në minutën e 78-të, pas pasimit të Nezirajt, Livoreka nga 8 metra gjen rrjetën e portierit Bakaj për 2-0.

Fatin e kësaj përballje jo të barabartë e vulos Haxhi Neziraj në minutën e 83-të me gjuajtje precize nga 15 metra vulos fatin e kësaj ndeshje.

Trajneri i Dritës, Bekim Isufi, pas ndeshjes ka deklaruar.
“Vazhdon që ndeshjet e fundit ti kemi mjaft të vështira, kjo u pa edhe me Lirinë por në tërësi një fitore e merituar e djelmoshave të mijë, këta futbollist të gjithë
janë lojtar të ndeshjes në çdo ndeshje, motivi gjerë në fund vetëm sa po na shtohet”

Me këtë fitore Drita është në krye të tabelës me 63 pikë, ndërsa në javën e 32-të, takohet si nikoqire me Trepcën’89./rajonipress/