Eko Higjiena

Me fustan elegant e hipur mbi barkë, ku është nisur Remzie Osmani

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Remzie Osmani, këngëtarja e cila me punën e palodhshme ndër vite në muzikë, cilësohet tashmë si ndër bylbylat e Kosovës, shkruan Kosovarja.

Ajo është shumë aktive si me projekte të reja, ashtu edhe me mbrëmje të shumta muzikore.

Këngëtarja nuk ka të ndalur, tani ajo vjen me njoftimin e radhës, ku me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram”, Remzie Osmani ka paralajmëruar këngën e re, bashkë me videoklip.

ARKATANA

Në pamjet e sjella nga këngëtarja, ajo shihet e ulur në një barkë, teksa ka veshur një fustan elegant të gjelbër, dhe ambienti me ujë do të jetë pjesë e klipit të ri.

Kujtojmë se videoklipi dhe kënga e fundit e këngëtares ishte “Po martohemi”, e cila tanimë numëron me mbi 1 milion klikime në Youtube. /Kosovarja