Eko Higjiena

Edhe një sukses i radhës i Klubit të pingpongut “Drita”

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Gjilan – Klubi i Pingpongut “Drita” nga kategoria femrat nga Gjilani, të shtunën ka fituar Kupën e Republikës së Kosovës.

Motrat, Linda dhe Hanife Zeqiri si dhe Almë dhe Bleona Mehmeti edhe njëherë dëshmuan se janë të pa konkurrencë në kategorinë e tyre. Ato të shtunën fituan Kupën e Republikës së Kosovës duke i sjellur kështu ekipit të pingpongut “Drita” këtë trofe të çmuar.

ARKATANA

Skender Zeqiri i cili përcjell vazhdimisht dhe ndihmon me mjete vetanake këtë ekip tha se është tejet i lumtur që “Drita”, me shumë meritë u shpall kampione. “Jemi të lumtur dhe të gëzuar për këtë rezultat shumë afirmativ dhe i cili po i dedikohet Gjilanit, pavarësisht se ende jemi pa mbështetjen e duhur institucionale” tha Zeqiri./rajonipress/