UBT

Haziri takon Komisionin Komunal: Më 28 nëntor bëhet zbulimi i shtatores së Idriz Seferit

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Më 28 Nëntor 2017 Ditën e Flamurit, do të bëhet zbulimi i përmendores së heroit të kombit, Idriz Seferi, e cila do të qëndroj në një vend ideal në qendër të qytetit dhe do kujtohet përherë si njeri i madh, luftëtar i denjë dhe prijës i vendosur në rezistencën e fuqishme për lirinë e tokave shqiptare.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, pas takimit me Komisionin Komunal për shënimin e vitit të Idriz Seferit dhe përzgjedhjen e skulpturës për ndërtimin e shtatores së Idriz Seferit, ka thënë se gjithçka është në kuadër të përgatitjeve, për festën e 28 Nëntorit në Gjilan.

United Hospital

“Komisioni komunal ka për detyrë që të bëjë vlerësimin e ofertave të realizuara në skulpturë, për shtatoren që i kushtohet heroit kombëtar Idriz Seferi. Familja Idrizi, është bashkëpunuese sikur gjithnjë që kjo vepër, kjo histori dhe personaliteti fizik i Idriz Seferit të prezantohet fuqishëm në mënyrë sa më reale për qytetarët e Gjilanit dhe vizitorët e tjerë”, ka thënë kryetari Haziri.

Ndryshe, ARS Club “Beqir Musliu”, me mbështetje të Komunës së Gjilanit ka të përgatitur tashmë edhe kalendarin letrar dhe me 24 qershor hapet konkursi letrar në poezi, tregime dhe ese, që i kushtohen kolosit Idriz Seferi, me hapjen simbolike të Trekëndëshin Poetik të Paqes, ndërsa po të njëjtën ditë ndahet çmimi letrar “Beqir Musliu”. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.