United Hospital

Veliu: Deri më tani s’kam parë thirrje të sinqertë nga Vetëvendosje

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka thënë se deri më tash nuk ka parë ndonjë thirrje të sinqertë nga Vetëvendosje për t’u bashkuar.

Veliu, që udhëheq me Komunën e Podujevës, ka thënë se do të presin rezultatet përfundimtare nga KQZ-ja, pastaj në parti do të vendosin për rrugën më të mirë për LDK-në.

“Deri tash nuk kam parë ndonjë thirrje të sinqertë nga Vetëvendosje. Ne nuk kemi vendosur ende cila rrugë do të jetë e jona, sepse po i presim rezultatet përfundimtare dhe listën, pastaj do të ulemi do ta bëjmë një vlerësim për rrugën që do ta vazhdojmë, dhe do ta zgjedhim rrugën më të mirë për LDK-në dhe për ata që na e kanë dhënë besimin”, ka thënë Veliu për lajmi.net.

Hidromorava

Veliu iu ka bërë thirrje që anëtarët e LDK-së mos të nguten me deklarata të panevojshme, sepse sipas tij, qëndrimi i LDK-së është tashmë i qartë, s’ka koalicion me PDK-në.

“Unë iu kisha bërë thirrje të gjithë deputetëve dhe LDK-së mos të bëjnë deklarime të panevojshme. Qysh në ditën e parë pas zgjedhjeve ne e kemi dhënë qëndrimin tonë që me PDK-në nuk shkojmë, dhe nuk ka nevojë gjithsecili të del të thotë”, ka thënë Veliu.

Kujtojmë se Albin Kurti, i mandatari për kryeministër nga VV-ja sot ka ftuar LDK-në që t’iu bashkohet në qeverisje, por njëkohësisht Kurti gjatë ditëve të kaluara ka ironizuar me partinë që po i kërkon koalicion.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.