Fundamenti

Presidenti i Atalantas zbulon të ardhmen e Berishës

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Etrit Berisha përfundimisht do të mbetet pjesë e skuadrës së Atalantas.

Atalanta e konsideron të mbyllur çështjen për portierin shqiptar Etrit Berisha. Gardiani i lindur në Prishtinë tashmë është liruar përfundimisht nga Lazio pasi klubi nga Bergmao do të paguajë 5 milion euro për të.

Edhe pse nuk ka ende asgjë zyrtare, presidenti i Atalantas, Antonio Percassi e bën të qartë se në lidhje me Berishën çdo gjë është mbyllur pozitivisht dhe janë vetëm disa detaje burokratike që po zvarrisin nënshkrimin.

ARKATANA

“Kemi vendosur që të blejmë përfundimisht kartonin e Berishës, tashmë është një çështje e mbyllur”, deklaroi numri një i klubit në një intervistë për Bergamo Tv. N

Pas një sezoni në huazim te Atalanta, ai arriti të bindte trajnerin Gian Piero Gasperini. Falë kontributit të Berishës, skuadra arriti të kualifikohej për herë të parë pas shumë vitesh në Europa League. /Express/