Renovohet stadiumi, lamtumirë stadiumit të vjetër të qytetit të Gjilanit
Gjilan – Dashamirët e futbollit dhe klubet e futbollit të cilat i ka qyteti i Gjilanit po i gëzohen me të madhe renovimit të stadiumit të qytetit të tyre.
Sot një eskavator ka filluar të rrënojë një pjesë të mureve “rrethojave” të stadiumit duke njoftuar se shumë shpejt do të punohet me kapacitet të plotë për të qenë i gatshëm brenda 18 muajve ashtu siç ka premtuar i pari i Gjilanit Lutfi Haziri
Sipas projektit është e paraparë që tribunat të rrënohen, dhe do të zgjerohen, ndërsa stadiumi do të jetë i kategorisë së katërt të UEFA-s ./rajonipress/


