ARKATANA

Vllaznia lamtumirë Superligë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Anëtari i ri i Superligës së Kosovës, Vllaznia e Pozheranit, me humbjen e sotme në ballafaqim me Vëllaznimin e Gjakovës me rezultat 0-2, definitivisht u përshëndet nga elita e futbollit të Kosovës.

Pozhoronasit edhe pse kishin ëndrrat e tyre në këto 4 ballafaqimet e fundit që së paku të luan në barazh, dështuan me rezultatet e tyre në fushë.

Edhe ato pak shpresa që ju kishin mbetur në ndeshjen me Vëllaznimin e Gjakovës, gjatë 90 minutave treguan lojë të dobët dhe humbja ishte e paevituar.

Ndeshja kryesisht u zhvillua në mesfushë, ndërsa mysafirët nga Gjakova rastin e parë e krijuan në minutën e 33-të, kur Dardan Rogova gjuan por nuk gjen cakun e portierit të Vllaznisë, Faton Ibrahimit.

Në pjesën e dytë, Gjakovarët u angazhuan më tepër në minutën e 53-të, Ton Bardhoku godet pingulen e Ibrahimit.

Mobi Casa

Në minutën e 75-të, rezervisti Henry Chibueze nga 20 metra gjenë këndin e poshtëm të Ibrahimit duke ngrit epërsinë në 1-0.

Në minutën e 83-të, Lek Vula edhe njëher dëshmoi se është “joker” Vëllaznimit, pasi kalon tre mbrojtës të Vllaznisë nuk e pati vështirë nga 10 metra të shënon për rezultatin 2-0.

Trajneri i Vllaznisë, Agron Selmani, pas ndeshjes ka deklaruar.
“Defenitivisht kemi humbur statusin e Superligës, na kanë mbetur edhe këto tri javë të përfundojmë kampionatin, me këtë gjendje të klubit janë pajtuar edhe udhëheqësia, neve na mbetet të organizohemi për Ligën e Parë”.

Ndërsa trajneri i ri i Vëllaznimit, Gani Sejdiu është shprehur.
“Fitore e merituar, ishim më të mirë në të gjitha aspektet, jemi duke i analizuar variantat e ndryshme disa taktika të skuadrës për ndeshjet e barazhit dhe jam shumë optimist se do tja dalim”.

Në javën e 31-të, Vllaznia është udhëtuese në Prishtinë ndeshet me Flamurtarin ndërsa Vëllaznimi në Gjakovë pret Llapin ./rajonipress/