“Skifterat” e “Intelektualët” nesër sjellin emocione futbollistike
Gjilan – Nuk ka dyshim se nesër qyteti i Gjilanit dhe futbolli i Kosovës ka festë futbollistike, pasiqë nesër zhvillohet derbi më i madh në futboll në mes Gjilanit dhe Dritës.
Për “gurmanët” e futbollit, nesër do të jetë ditë e veçantë ku do të derdhën lotët e gëzimit e të hidhërimit, pasiqë ndajnë mejdanin dy rivalët më të mëdhenj të futbollit.
Është bërë traditë se kur ofrohet derbi, qyteti i Gjilanit dhe tifozët “Skifterat” e Gjilanit dhe “Intelektualët” e Dritës me rivalitetin sportiv që kanë, edhe më tepër na bën krenar që pikërisht ky derbi madhështor e ndan qyteti e Gjilanit me dy tifozërit më të mëdha në Kosovë.
Skuadra e Gjilanit dhe Drita, nesër takimin e zhvillojnë me dy aspirata të ndryshme, Drita për titull të kampionit ndërsa Gjilani për mesin e tabelës së klasifikimit.
Njëri ndër tifozët më të zjarrtë ne taborin e “Skifterave”, Shkëlqim Limani, është i bindur se nesër do të jetë spektakël futbollistik.
“Edhe pse në këtë kampionat nuk kemi ndonjë ambicie të madhe pasi kanë mbetur edhe pak javë, ne në këtë ndeshje do të paraqitemi ne mënyrë të dinjitetshme, ashtu siç din vetëm “Skifterat”, duke i përkrahur djelmoshat tanë drejt fitorës. Ne do të dëshmojmë se “Skifterat” janë armatë e fuqishme e tifozerisë në Shqiptari, do të ketë befasira të ndryshme të cilat do ti shpalosim gjatë 90 minutave”.
Në anën e “bardh e kaltërve” të Dritës ky derbi është historik, në rast fitores Drita do të jetë shumë afër që të jetë kampione e Kosovës, në të kundërtën Drita do t`i vështirësonte punët për titull të kampionit.
Për liderin e “Intelektualëve”, Taulant Byqmetin, ndeshja e nesërme është të jesh apo të mos jesh.
“Nesër i madh e i vogël, i ri e i vjetër, ata të cilët frymojnë për Dritën janë në shkallët e stadiumit, tribunat e stadiumit do të jenë shumë të vogla qe ti zënë të gjithë “Intelektualët”, nesër do ti shembin shkallët e stadiumit. Nesër përpos fitores asnjë rezultat tjetër nuk e pranojmë, do të jetë festë që do të festohet gjerë në orët e mëngjesit për tu mbajtur mend gjatë”.
Derbi lokal fillon në ora 16:00, ndërsa sipas paralajmërimeve pritet të jetë numër rekord i shikuesve./rajonipress/


