Eko Higjiena

Lutfi Haziri u kërkon mirëkuptim bashkatdhetarëve për realizimin e projekteve të mëdha për Gjilanin gjatë verës

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Nën udhëheqjen e kryetarit Lutfi Haziri, është mbajtur sot mbledhja e bordit të drejtorëve, ku janë diskutuar një sërë çështjesh të rëndësishme. Gjatë adresimit para gazetarëve pas mbledhjes, Haziri ka bërë të ditur se gjatë javës së ardhshme priten organizime në strukturim të zyrës së tij, që përfshihet bordi i drejtorëve dhe zyrat tjera.

“Në këtë mënyrë ne i japim imput më të madh angazhimeve dhe detyra tona. Ne jemi në përfundim të detyrave tona dhe programit tonë qeverisës. Ne presim që në fillim të korrikut të nënshkruhet kontrata e ndërtimit të llotit të tretë të rrugës hyrëse dhe dalëse Gjilan-Prishtinë dhe përfundimisht në muajin gusht pritet të nisin punimet në ndërtimin e Autostradës. Poashtu, do të punohet në qytet e fshatra sipas kalendarit”, tha Haziri

“Gjatë fushatës për zgjedhjet e jashtëzakonshme, unë i kam ndërprerë punimet për një muaj, që kanë qenë në infrastrukturë në Llashticë, Malishevë, një pjesë të rrugëve në Zhegër, ndërsa jemi në procedurë të suspendimit të operatorit të punimeve në Cernicë. Nga kjo javë ne fillojmë punimet e zhurmshme në qytetin tonë për realizimin e projekteve të planifikuara dhe i lus bashkatdhetarët për mirëkuptim”, shtoi Haziri.
Haziri ka përmendur edhe iniciativën e re Gjilan-komunitet, e cila ka të bëjë me krijimin e hapësirave të gjelbërta e artistike dhe programeve të vogla, duke krijuar mundësinë që investitori ose komuniteti t’i emëroj këndet e veta me emrat e tyre.

Fundamenti

“Ne do të fillojmë me ndërtimin e parqeve të vogla, shadervaneve të vogla, vendosjen e punimeve artistike, vendosjen e zonave të gjelbëruara në bashkëpunim të Komunës dhe donatorëve, Ky program kap shumën prej 2000-5000 euro për projekt. Vetëm sot janë lajmëruar 10 operatorë, të cilët janë të interesuar të punojnë në emër të qytetarëve”, tha Haziri.

Kryetari Haziri ka paralajmëruar se në korrik do të organizohet një gala mbrëmje humanitare për organizatën “Pema” për grumbullimin e fondeve humanitare për fëmijët në nevojë dhe me sindrom.

Haziri në fund ka falënderuar mësimdhënësit e Gjilanit për përfundimin e vitit shkollor për punën dhe suksesin e arritur thuhet në njoftimin e ZIPGJ./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.