Eko Higjiena

Muaji i Bashkatdhetarëve në Gjilan nis të premten

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Muaji i Bashkatdhetarëve, i cili është futur në kalendarin e aktiviteteve me iniciativë të kryetarit, Lutfi Haziri, fillon të premten me koncertin e reperit të njohur gjilanas që jeton në Londër, Burim Osmani – Duda.

Lajmin e ka bërë të ditur sot kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë një konference për gazetarë.

“Duda e nis Muajin e Bashkatdhetarëve të premten. Gjatë këtyre dy muajve, do të ftohen të gjithë artistët dhe kontribuuesit nga sporti, kultura dhe nga bizneset që të jenë pjesë e aktiviteteve, ku përfshihet edhe dita e ekspozimit të veturave të gjilanasve që jetojnë në Europë, “Auto Show”. Kurrizi kryesor i aktiviteteve është boshti kulturor dhe artistik, që përfshinë organizimin e shfaqjeve teatrale, filmave shqip, filmave për fëmijë, i mbrëmjeve argëtuese”, tha Haziri.

UBT

Ai ka bërë të ditur se Muaji i Bashkatdhetarëve përmbyllet në fund të gushit me koncertin e madh të rokerit të njohur gjilanas që jeton në Gjermani, Naser Berisha.

Ndryshe, Haziri konfirmoi se përmbyllja e shënimit të “Ditëve të Lirisë” bëhet të mërkurën në ora 10:00, me një ceremoni të shpërndarjes së mirënjohjeve për studentët e Gjilanit, të cilët po shkëlqejnë në botë me rezultate kulminante./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.