Eko Higjiena

Haradinaj para kompromisit të dhimbshëm

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kandidatit të PAN-it për kryeministër, Ramush Haradinaj, i takon mandatari i parë për formimin e Qeverisë, por një gjë e tillë po shihet e vështirë nga analistët kosovarë pa paguar edhe një çmim të shtrenjtë. Qeveri me serbët faktorë ose qeveri me shqiptarët e duke përgjysmuar postet në ekzekutiv.

Sakrificat dhe kompromiset për liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh kandidatit të koalicionit PAN për kryeministër, Ramush Haradinaj, nuk kanë të sosur. Së fundmi Haradinaj duket se është vënë para një pozite mes “dy zjarreve” politike.

Eco Higjiena

Ose ta formojë Qeverinë vetëm me minoritetet dhe dy-tre deputetë nga krahu tjetër, duke lënë tërësisht në “varësi” të Beogradit Qeverinë e Kosovës, ose ta bëjë ndonjë koalicion paszgjedhor me LAA-në si koalicion apo vetëm LDK-në, duke përgjysmuar postet në ekzekutiv. Kështu të paktën kanë vlerësuar njohësit e proceseve politike në vend.

E në mesin e dy këtyre opsioneve analistët kosovarë thonë se zgjidhja më e keqe do të ishte që Qeveria e Kosovës të varej nga disponimi i Listës Serbe. Megjithatë vetë kandidati për kryeministër nga PAN-i, Ramush Haradinaj, është i bindur se do të arrijë ta krijojë Qeverinë shumë shpejt, pa ndonjë sfidë, pazar apo sakrificë./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.