Eko Higjiena

Drejtësia e kapur i mbyll sytë para krimit

/ 8 minuta lexim
ARKATANA

Analistët e fushës së drejtësisë thonë se janë të habitur që edhe përkundër provave të mjaftueshme dhe kallëzimeve të Agjencisë Kundër Korrupsion (AKK), Prokuroria vazhdon të heshtë në shumë raste. Sipas tyre mbase kjo heshtje vjen si pasojë e dyshimeve se edhe prokuroria është bërë pjesë e kapjes së shtetit, përderisa vetë sistemi i drejtësisë është bërë burim i gjitha të këqijave në vendin tonë.

Faktet injorohen nga prokurorët dhe gjyqtarët

Analistët e fushës së drejtësisë thonë se janë të habitur që edhe përkundër provave të mjaftueshme dhe kallëzimeve të Agjencisë Kundër Korrupsion (AKK), Prokuroria vazhdon të heshtë në shumë raste.

Sipas tyre mbase kjo heshtje vjen si pasojë e dyshimeve se edhe prokuroria është bërë pjesë e kapjes së shtetit, përderisa vetë sistemi i drejtësisë është bërë burim i gjitha të këqijave në vendin tonë.

Po këta analistë po dyshojnë se e tërë kjo e keqe po ndodh për faktin se nuk ka kush t’i kontrollojë gjyqtarët dhe prokurorët, që dyshohet se në të shumtën e rasteve marrin vendime në kundërshtim me ligjin dhe etikën juridike, që është ‘të qenit neutral ndaj palëve në kontekst gjyqësor’. Madje analistët shkojnë aq larg duke thënë se po ndodhë kështu, sepse gjyqtarët dhe prokurorët nuk e kanë guximin të bien në kundërshtim me vullnetin e mafio-oligarkëve politikë dhe atyre ekonomik, nën varësinë e të cilëve e kanë humbur logjikën e veprimit dhe etikën juridike. Së këndejmi ata e shtrojnë për trajtim çështjen se pashmangshmërisht sistemit të drejtësisë i duhet reforma substanciale e tërësishme apo ‘Vettingu’ sikur ka ndodhur në Shqipëri ngase gjendja e këtij sistemi është analog me ata të para-‘Vettingut’ në Shqipëri

Politikanët heshtin për reformën

Analisti Naim Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se gjithë këto vite të pasluftës sistemi i drejtësisë ka degraduar në atë masë kryesisht nga prokurorë e gjyqtarë të papërgjegjshëm, saqë ka sjellë dukshëm edhe deri tek humbja e besimit të qytetarëve ndaj sistemit të drejtësisë dhe kështu askush nuk i beson më kësaj drejtësie dhe fatkeqësisht kjo është fatale për drejtësinë dhe shtetin e së drejtës në Kosovë. Andaj, sipas tij, pashmangshmërisht sistemit të drejtësisë i duhet reforma substanciale e tërësishme apo ‘Vettingu’, sikur ka ndodhur në Shqipëri, ngase gjendja e këtij sistemi është analoge me atë të para-‘Vettingut’ në Shqipëri. “Asnjëherë deri më sot, mbase këtë nuk e kemi parë që ky sistem drejtësie të denjojë t’i ketë shpallur luftë krimit të organizuar e korrupsionit, për të cilat mbase mjaftueshëm dhe në mënyrë konsekuente kanë theksuar edhe raportet e KE për Kosovën. Sigurisht se një reformë e këtij sistemi, pra një ‘Vetting’ kosovar i drejtësisë është i pashmangshëm dhe këtij parimi i frikohen prokurorë e gjyqtarë të korruptuar e mbase edhe të inkriminuar apo të ndërlidhur me mafio-oligarkët e bizneseve dhe mafio- oligarkët e politikës, ngase ata nuk do ta kishin vendin më brenda sistemit të drejtësisë”, është shprehur ai. “Fatkeqësisht në këtë temë shumë të dobishme për reformimin e sistemit të drejtësisë dhe fuqizimin e shtetit të së drejtës sikur po heshtin edhe institucionet e drejtësisë sikur janë edhe KGJK dhe KPK dhe po ashtu edhe politikanët e lartë të shtetit, e që deri më tash nuk kanë bërë asnjë reagim pozitiv në drejtim të mbështetjes dhe përkrahjes së reformave që pashmangshmërisht i duhen këtij sistemi”, ka thënë Kelmendi.

United Hospital

Drejtësia, instrument në duart e të korruptuarve

Analisti tjetër, Florim Zeqa, thotë se drejtësia si instrument në duart e politikanëve të korruptuar është bërë pengesa më e madhe e ecjes para dhe e zhvillimit ekonomik të vendit tonë, derisa siç tha për shkak të pasigurisë së investimeve, si pasojë e mosfunksionimit të sistemit të drejtësisë vendore, viteve të fundit jo vetëm që nuk kemi pasur rritje të investimeve, por shumë nga investitorët e jashtëm kanë tërhequr investimet e tyre nga Kosova për në vendet e rajonit, si në: Mal të Zi, Maqedoni, Shqipëri dhe Serbi. “Kështu në mungesë të prodhimeve vendore, tregun e vendit e kanë vërshuar produktet serbe të importuara përmes kompanive të inkriminuara. Si rezultat i koordinimit të veprimeve të mafio-oligarkëve politikë me bizneset e inkriminuara, viteve të fundit kemi pasur pasurim enorm të njerëzve të pushtetit dhe mafio-oligarkëve të mbrojtur nga politika. Por për habi, edhe përkundër provave të mjaftueshme dhe kallëzimeve të Agjencisë Kundër Korrupsion (AKK), Prokuroria vazhdon të heshtë! Heshtë, sepse është bërë pjesë e kapjes së shtetit, përderisa vetë sistemi i drejtësisë është bërë burim i gjitha të këqijave në vendin tonë. Për faktin se nuk ka kush t’i kontrolloj, gjyqtarët në të shumtën e rasteve marrin vendime në kundërshtim me ligjin dhe etikën juridike, që është ‘të qenit neutral ndaj palëve në kontekst gjyqësor’ “, theksoi ai. Sipas tij, gjyqtarët dhe prokurorët nuk e kanë guximin të bien në kundërshtim me vullnetin e mafio- oligarkëve politikë dhe atyre ekonomikë, nën varësinë e të cilëve e kanë humbur logjikën e veprimit dhe etikën juridike.

Ndërkaq, Zeqa thotë se paralajmërimit të “Vettingut”, po i frikë- sohen të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar që janë të lidhur me mafiooligarkët e bizneseve dhe mafio- oligarkët e politikës, ku ndaj kësaj teme siç tha po heshtin të gjitha institucionet e drejtësisë, KPK dhe KGJK, por edhe politikanët e lartë të shtetit kosovar, përfshirë deputetët e legjislaturës së kaluar, të cilët nuk qenë në gjendje ta bëjnë asnjë hap pozitiv në drejtim të mbështetjes së reformave të pashmangshme në të gjitha pushtetet për dekriminalizimin dhe vetëpastrimin nga të korruptuarit dhe të inkriminuarit e shumtë, përfshirë Ligjin për konfiskimin e pasurive të paligjshme të politikanëve dhe mafio-oligarkëve të të gjitha ngjyrave e llojeve.

Efikasiteti institucional, në shkallën më të ulët

Profesori universitar, Mazllum Baraliu, ka veçuar se sa u përket organeve mbikëqyrëse si prokurorët, ashtu edhe gjyqtarët, por edhe organet hetuese të policisë i kanë institucionet e tyre të mbikëqyrjes dhe të kontrollit, pra inspektoratet ku aty janë stafet e caktuara që ekzistojnë njerëzit e trajnuar dhe profesional, të cilët merren me hetimin e procedurave disiplinore dhe penale, por siç tha efikasiteti fatkeqësisht nuk është në shkallën e duhur. “Shpeshherë ato procedura mbesin në gjysmë, zvarriten, tërhiqen e kështu me radhë prandaj nuk mund të themi se ka një efikasitet institucional sa u përket institucioneve të sipërpërmendura të inspektoratit gjegjësisht të kontrollit të organeve të drejtësisë”, deklaroi për gazetën “Kosova Sot” Baraliu.

Ndërsa analisti Reshat Badallaj ka nënvizuar se tashmë doli në sipërfaqe hajnia e banditëve dhe hajnave që nga majat e shtetit, deputetët e Kuvendit, kryebanditët e bandave politike dhe shumë drejtorëve të disa dikastereve, që u pasuruan hajnisht pas luftës e që deri dje nuk kishin as bukë për të ngrënë. “U publikua zyrtarisht hajnia e këtyre hajnave dhe banditëve, në fakt u publikua vetëm kjo zyrtarisht, përndryshe këta banditë dhe kryebanditë nuk kanë publikuar pasurinë e fshehur nëpër vende të tjera të botës ose diku tjetër me emra të rrejshëm. Dhe prokuroria hesht si gjyshe memece, pasi dyshohet se është e korruptuar me të dy këmbët, e lidhur me oligarkët dhe nga politika, përndryshe përse nuk reagon, kur u zyrtarizuan hajnat që udhëhoqën shtetin, jo për të mirën e popullit, por për interesa personale, familjare dhe klanore”, potencoi ai./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.