Azemi: Gjykatat janë të kapura nën ndikimin e bandave kriminale
Gjilan – Avokati Halit Azemi është njëri nga zërat e vetmuar që flet hapur dhe me përgjegjësi për sistemin e kalbur gjyqësor duke filluar nga Gjykata Supreme e në nivel të gjykatave komunale. Azemi thotë se gjykatat janë të kapura nga bandat kriminale, ato janë të manipuluara dhe punojnë për interesa materiale e personale. I njohur si rasti “Ferizi Petroll” ku Gjykata e Gjilanit i dha të drejtën e pronësisë Bekim Mustafës, tani Gjykata Supreme e Kosovës e kthen sërish në rigjykim rastin. Azemi thotë se në vendimin e Gjykatës Supreme pati ndikim lidhja e avokatit të palës tjetër me kryetarin e trupit gjykues.
Sistemi gjyqësor në Kosovë po merr gjithnjë e më shumë kritika e akuza për shkak të zvarritjes së lëndëve në procedurat gjyqësore dhe për shkak të ndikimeve politike.
Halit Azemi avokat nga Gjilani është zëri i vetmuar pothuajse i cili në të gjitha fazat si në kohën e UNMIK-ut, EULEX-it ka guxuar hapur ta kritikojë sistemin e drejtësisë.
Azemi thotë se fatkeqësisht sistemi gjyqësor është kapur nga bandat kriminale dhe individët e grupet e interesit që këtij institucione i shohin si kusurtije për të shpërlarë para nën ombrellën e krimit të organizuar.
Tashmë një qytet flet për rastin e Bekim Mustafës i cili pas 14 vitesh zvarritje të lëndës arriti që ta fitojë me të drejtë kontestin gjyqësor në Gjykatë e Gjilanit.
Por ky gëzim nuk zgjati shumë pasiqë pala tjetër u anka8u në Gjykatën Supreme. E avokati Halit Azemi dyshonte që nga fillimi në këtë institucion të lartë gjyqësor. “Ndodhi ajo q pritej sepse avokati i palës tjetër e kishte shok të gjeneratës Shukri Sylejmanin i cili vendosi që lënda të kthehet sërish në rigjykim” shpjegon Azemi.
Azemi tha se Gjykatat janë të kapura apo nën ndikimin e bandave kriminale si të SHIK-ut e të avokatëve servil, e shumë të tjerë manipulojnë me gjykatat tona për interesa personale e materiale. “Mua si avokat mbrojtës pas 17 viteve na e prishi lëndën civile Gjykata Supreme pasiqë sipas njohurive tona ishte me një anëtar të kolegjit shok i gjeneratës avokati i palës tjetër apo ndoshta edhe interesa tjera edhe pas 17 viteve lënda e Bekim Mustafës na u kthye në rigjykim me të paditurin Ekrem Behluli. Tash duhet me kalue edhe aq vite që ajo lëndë të merr epilogun çka do të thotë se te ne duhet me kalue një jetë e njeriut që të përfundojë një lëndë” shprehet Azemi.
Me ironi shton Azemi: “Ja pra çfarë gjykata kemi ne në Kosovë, nuk besoj që këto konteste kështu zgjasin as në Mogadish a Somali e mos të flasim për shtetet perëndimore, por para se gjithash gjykatat tona duhet të pavarësohen nga bandat kriminale që dirigjojnë me gjykatat tona”.
Sipas Halit Azemit, Ymer Huruglica edhe si ish kryetar ka manipuluar e gjithashtu edhe si avokat ende manipulon me gjykatat tona. “Ja pra kjo është drejtësia jonë dhe gjykatat tona ku po manipulon edhe me Gjykatën Supreme si gjykatë më e lartë e shtetit tonë, kur gjykatësi Shukri Sulejmani e ka pasur shok të gjeneratës dhe është dashur që të kërkojë përjashtimin e vet e jo të marr pjesë në kolegj. Për këtë arsye gjykatat tona e kanë humbur imazhin e vet dhe besueshmërinë tek qytetarët dhe pa funksionim të gjykatave nuk kemi as shtet të drejtë e ligjor. E gjykatat për shkak të padrejtësive e neglizhencës po shndërrohen në burime të konflikteve në mes të qytetarëve” tha Azemi.
Ndryshe sipas Aktgjykimit që ka marrë Gjykata Themelore në Gjilan e kryesuar nga trupi gjykues nga Naser Maliqi, Bekim Mustafa tash e tutje do të jetë pronar ligjor i një Moteli, një pompe të benzinës dhe pizeria. E njohur si “Ferizi Petroll” kjo pasuri tani i është kthyer pronarit ligjor shprehet Halit Azemi.
Në fakt kjo lëndë kishte nisur qysh në vitin 2003 për tu shtyrë me vite të tëra. Të paditurit Ekrem Behluli, Reshat, Kadri, Hatixhe, Nazmi dhe Luan Behluli përfundimisht kanë humbur kontestin sepse më 20 prill 2017 lënda tashmë është ekzekutuar dhe pronari dihet tha Azemi.
Në vendimin e Gjykatës thuhet se Bekim Mustafa është pronar i ngastrës 3951/2 derisa obligohet Ekrem Behluli që t`ia paguaj shumën prej 139 mijë eurove Bekim Mustafës për pompën e shfrytëzuar “Ferizi Petroll” për 127 muaj.
Avokati Halit Azemi thotë se ky proces gjyqësor ka ngritur jehonë dhe ka shprehur interesim për faktin se Bekim Mustafa ishte i pafuqishëm përballë njerëzve të pushtetshëm gjyqësor sa ishte Ymer Huruglica dhe kompania e tij në krye të Gjykatës së Gjilanit./rajonipress/


