ARKATANA

FC Lausanne-Sport kthen Andi Zeqirin në radhët e veta

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Zeqiri pati shënuar tre gola jashtëzakonisht të bukur ndaj FC Cittadella të Padovës, përkatësisht FC Sevilla të Spanjës, në të ashtuquajturën ndeshje e Youth Cup.

FC Lausanne-Sport anëtare e Superligës zvicerane në futboll, këtë Kampionat e ka përfunduar e parafundit. Andaj gjendja aspak e favorshme në ekip e sidomos në repartin e sulmit ka detyruar aksionarët e kësaj skuadre që në radhët e veta të rikthejnë sulmuesin e talentuar Andi Zeqiri, të huazuar dhjetë muaj më parë tek skuadra juniore e Juventusit të Torinos.

Zeqiri së bashku me sulmuesin Bioty Moise dhe mesfushorin Fabrizio Coligara, edhe pse ende të njomë, kanë treguar cilësi të rralla tek skuadra e të rinjve të Juventusit.

Hidromorava

Madje Zeqiri pati shënuar tre gola jashtëzakonisht të bukur ndaj FC Cittadella të Padovës, përkatësisht FC Sevilla të Spanjës, në të ashtuquajturën ndeshje e Youth Cup./arif ejupi/

http://www.albinfo.ch/fc-lausanne-sport-kthen-andi-zeqirin-ne-radhet-e-veta/