Hidromorava

Rrahën e bëhen për spital sherri i parkingut

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Policia e Kosovës njësitet reaguese në Gjilan, përmes rrugëve operative janë njoftuar në lidhje me një rast rrahje në rrugën “Beqir Musliu” përballë kafiterisë “Image – Bar “. Me të arritur njësitet reaguese të stacionit policor në Gjilan kanë vënë situatën nën kontroll duke arrestuar katër të dyshuarit e involvuar në rast, të cilët më pas janë shoqëruar për në stacionin policor.

Bazuar në të dhënat e para preliminare mësohet se deri të rrahja në mes të dyshuarve të gjithë shqiptar shtetas të Kosovës, ka ardhur si rrjedhojë e një mosmarrëveshje në lidhje me një parkim të veturës, ku fillimisht të dyshuarit janë fjalosur në mes tyre në lidhje me mënyrën e parkimit të veturës, duke pretenduar se vetura kishte penguar para lokalit të njërit nga të dyshuarit e rastit, ku për një moment kanë filluar të sulmojnë njëri tjetrin me grushta, dhe për pasoj janë lënduar tre nga të dyshuarit si dhe janë dëmtuar dy vetura që ndodheshin në atë lokacion.

ARKATANA

Të lënduarve u është dhënë ndihma mjekësore në Spitalin Rajonal në Gjilan.Të gjitha veprimet policore në lidhje me rastin janë ndërmarr në bashkëveprim me prokurorin e qeshtjes, që ka prezantuar në stacionin policor dhe ka biseduar me të gjithë të involvuarit e rastit, dhe për fund ka urdhëruar që ndaj dy të dyshuarve të lartcekur në këtë rast A.I. dhe A.M., si iniciatorët e rastit të vendoset masa e ndalimit policor prej48 orëve, ndërsa dy të dyshuarit tjerë në këtë rast janë liruar me procedurë të rregullt. Rasti në Prokurorinë Themelore njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/