Në top 10 reagimet për Sirinë në Twitter edhe deklaratat e Thaçit dhe Pacollit
Sulmet e djeshme në Siri të udhëhequra nga Amerika kanë shkaktuar reagime në gjithë botën. Liderët kosovar u rreshtuan krahë aleatëve si SHBA-të, Britania dhe Franca, të cilat dje me fillim nga ora 3 e mëngjesit bombarduan Sirin, pas sulmeve të fundit me armë kimike, shkruan “Zëri.info”.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi gjatë ditës së djeshme në rrjetin social “Twitter”, ka përkrahur sulmet e në Siri nga aleatët.
“Mbështesë sulmet kundër regjimit të Assadit, që kanë shkelur vijat e kuqe duke përdorur armët kimike”, ka shkruar Thaçi.
Reagim bëri edhe ministri i jashtëm, Behgjet Pacolli. Edhe ai në “Twitter” ka shkruar se sulmet nmdaj këtij regjimi janë të nevojshme.
E të dy deklaratat e zyrtarëve të lartë të Kosovës, ky rrjet social i ka rënditur në top 10 postimet për zhvillimet në Siri.


