Buxhovi: LDK në rënie e sipër, patericë e partive tjera
Jusuf Buxhovi, një prej themeluesve të LDK’së thotë se kjo parti do të duhej më ndryshe se që është tani.
Sipas Buxhovit LDK po vazhdon të mos e marrë vetën që nga viti 2006 kur ndodhi edhe ‘kuvendi i karrigeve’.
“LDK është në rënie e sipër”, tha Buxhovi në emisionin ‘DPT te Fidani’ në T7.
“Prej Kuvendit të famshëm më 2006 e këtej nuk ka mund me e marrë vetën”, theksoi ai.
Thotë se LDK nuk po shërben vetëm si “patericë e partive të tjera” për të ardhur në pushtet.
Buxhovi gjithashtu nuk beson se LDK është e aftë të rrëzojë Qeverinë e Kosovës, megjithëse partia e Isa Mustafës nuk e ka përjashtuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Haradinaj.
‘Garniturat udhëheqëse që kanë ardhur pas Rugovës nuk kanë qenë në gjendje të ndjekin atë rrugë”, tha Buxhovi.
“LDK nuk është më alternativë”, theksoi ai.


