Fundamenti

Ministri Hamza tregon se a ka buxhet të mjaftueshëm nëse FSK transformohet në Ushtri

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se Kosova ka buxhet të mjaftueshëm për të mbuluar çështjen e themelimit të Ushtrisë së Kosovës.

Këtë Ministri Hamza e ka bërë të ditur në Zona e Debatit ndërsa ka deklaruar se ky buxhet mund të sigurojë ushtrinë edhe në rrugëtimin e saj për anëtarësim në NATO.

”Sa i përket aspektit buxhetor aty duhet të ketë buxhet shtesë. Jam i sigurt që për atë çështje gjithmonë mund të modelohet zgjidhje”, tha Hamza.

Eco Higjiena

”Ka mundësi që të sigurohen fonde të mjaftueshme që në momentin që FSK transformohet në ushtri, të ketë buxhet të mjaftueshëm që të vazhdohet tutje edhe deri në anëtarësim e saj në NATO”, është shprehur ai.

”Nëse ka diçka që është përtej kësaj, atëherë duhet të bisedohet”, ka përfunduar ai.