Rita Ora shënon edhe një sukses në Gjermani
Rita Ora është njëra nga këngëtaret shqiptare më të njohura në botë, transmeton Indeksonline.
Ajo së fundi ka publikuar një imazh në llogarinë e saj në “Instagram” ku shihet duke pozuar para një pllake platiniumi. Bukuroshja shqiptare ka paralajmëruar se është shumë e kënaqur që ka marrë edhe një pllakë të tillë.
“Kjo është gjëja më e mirë ndonjëherë të marr edhe një pllakë platiniumi Ritabots! E gjitha kjo për shkakun tuaj warnernmusic.de dhe çdo personi në Gjermani që më ka mbështetur mu dha muzikën time! Ju dua njerëz! Shihemi në turin e ardhshëm” ka shkruar Rita./Indeksonline/


