Gjilanasja Valenta Selimi përfaqëson Kosovën në festivalin e këngës në Bjellorusi
Gjilan – Dymbëdhjetë vjeqarja me prejardhje nga Llashtica e Gjilanit, në mënyrë dinjitoze dhe shumë krenare nga 13 prilli do ta përfaqëson Kosovën në Festivalin e këngëve në shtetin e Bjellorusisë.
Valenta e cila është nxënëse shembullore në shkollën “Hello Akademy” në Gjilan, në asnjë moment nuk e fsheh gëzimin e saj që do ta përfaqëson shtetin e Kosovës në një garë evropiane të muzikës.
“Jam shumë e nderuar dhe e priveligjuar që do ta përfaqësoj së pari fshatin e prindërve të mijë Llashticën, qytetin tim Gjilanin dhe shtetin e Kosovës, do të jep ma të mirën për tu paraqitur në mënyrë dinjitoze për të dëshmuar se edhe fëmijët Kosovar janë të barabartë si të gjithë fëmijët e Evropës dhe të botës”, është shprehur në mënyrë intelegjente Valenta Selimi.
Qyteti i Minskit i Bjellorusis do të pret këngëtar të rinjë nga të gjitha vendet evropiane, ndërsa Valenta do të paraqitet me një këngë e cila titullohet “La Isla Bonita” e këngëtares Madonna.
Për katër ditë qëndrimi në Minsk, Valenta do të shkëmben edhe përvoja të reja me moshataret e saja nga mbarë Evropa.
“Do të jetë një përvojë e madhe që nga afër të njihem me moshataret e mija, do ta prezantoj vendin tim për këtë jam krenare është një rast i mirë që të talenteve Kosovar t’ju jepet mundësia që diturin e tyre ta shprehin në mbarë globin botëror”.
Talentës së ardhshme të muzikës Valentës i dëshirojmë prezantim të suksesshëm ndërsa Komuna e Gjilanit duhet të krenohet me emrin e saj./rajonipress/


