UBT

Haradinaj: PAN i ka votat për krijimin e institucioneve të reja

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kandidati për Kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se tashmë ky koalicion ka siguruar votat e mjaftueshme për krijimin e institucioneve të reja.

Punë të kryer e sheh krijimin e institucioneve të reja kandidati për Kryeministër nga PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj.

Votat e nevojshme, sipas tij, tashmë ekzistojnë dhe se ai do të jetë në krye të Qeverisë së Kosovës.

Haradinaj thotë se mezi po pret certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit nga e KQZ-së duke premtuar se në afat rekord do të formohen Kuvendi dhe Qeveria.

Uji Dea

“Vota për Qeverinë ekziston. Pra kemi votën për Qeverinë. Ndoshta ajo që mund të bëjmë më tutje është që të sigurojmë një përkrahje më të gjerë, një koalicion sa më solid, se për votë për me fillu me Qeverinë, këtë e kemi”, tha Haradinaj për televizionin publik të Kosovës.

Haradinaj nuk ka mohuar të ketë pasur takime me zyrtarë të Aleancës Kosova e Re që është në koalicion me LDK-në dhe Alternativën por nuk ka përjashtuar edhe takime dhe biseda edhe me zyrtarë të partive të tjera në mënyrë që sa më shpejt të krijohen institucionet.

“Nuk kemi nis, po vazhdojmë. Kjo s’është ndërpre asnjëherë. Kemi komunikim të vazhdueshëm me të gjithë”, tha Haradinaj.

Por një takim me zyrtarë të AKR-së me Ramush Haradinajn e kanë mohuar zyrtarë të lartë të AKR-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.