Mobi Casa

Haradinaj: Në këtë datë kosovarët lëvizin lirshëm në Evropë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian është siguruar në ditën kur është votuar Projektligji për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë se autoritetet e Kosovës do të bisedojnë më konkretisht me autoritetet e BE’së për liberalizimin e vizave para fillimit të majit.

“Në prill e marrim një raport për vendin. Një javë më vonë kemi një vizitë të zyrtarëve të lartë të BE’së. Para fillimit të majit do të bisedojmë më konkretisht”, ka treguar ai.

FIDANISHTJA

I pyetur se kur mund të liberalizohen vizat për kosovarët, ai është përgjigjur: “Brenda tre muajve do të ishte mrekullia e zotit”.

Haradinaj ka parashikuar se qytetarët e vendit do të presin mesatarisht gjashtë muaj para se të mund të lëvizin lirshëm në zonën Shengen – ose në rastin më të keq, rreth 9 muaj.

Ai ka theksuar se pret që vizat për kosovarët do të liberalizohen në vjeshtë. Liberalizimi i vizave me shumë gjasë do të bëhet realitet deri në fund të vitit, ka thënë Haradinaj. /Express/