Hidromorava

Thaçi po e shantazhon një popull të tërë

/ 14 minuta lexim
ARKATANA

Presidenti Thaçi po futet në vitin e tretë të mandatit të tij në këtë pozitë, por vlerësimi i analistëve politikë dhe qytetarëve është negativ për gjithë karrierën e tij të deritanishme të angazhimit në politikë dhe në institucione.

“Kosova është bërë pronë private e Hashim Thaçit &Co ‘Pronto’, duke mbetur kështu pa e merituar një popull i tërë peng i kësaj kompanie, sa të papërgjegjshme, sa të pandershme, në krye me presidentin Hashim Thaçi, e që në të gjitha pozitat e tij, qoftë si kryeministër, qoftë si zv.kryeministër dhe ministër i Jashtëm, qoftë sot si president, i ka sjellë shumë dëme të pariparueshme shtetit të ri, Republikës së Kosovës dhe çështjes së saj, qoftë me marrëveshjet e nënshkruara prej tij, qoftë në dialogun me Serbinë në Bruksel, ku ai nënshkroi një marrëveshje për Asociacionin e Komunave Etnike Serbe, duke dalë edhe tej Pakos së Ahtisarit, që de-fakto kjo është një autonomi territoriale për komunat serbe”, thotë publicisti Naim Kelmendi për “Kosova Sot”

Presidenti Thaçi po futet në vitin e tretë të mandatit të tij në këtë pozitë, por vlerësimi i analistëve politikë dhe qytetarëve është negativ për gjithë karrierën e tij të deritanishme të angazhimit në politikë dhe në institucione.

Emërues i përbashkët i këtij vlerësimi kritik, sipas opinioneve që ka marrë gazeta, është se nga sjellja autoritare e Thaçit prej sundimtari po shantazhohet një shtet i tërë, për interesa personale dhe për t`i shpëtuar Gjykatës Speciale me çdo çmim. Prof. Muhamet Kelmendi, njëherësh veprimtar i çështjes kombëtare, thotë se problemet dhe vështirësitë që Thaçi ia ka shkaktuar Kosovës e kanë zanafillën shumë të hershme, para hedhjes së themeleve të shtetit, që në vitin 1997 dhe në vitet 1998 dhe 1999, kur shkatërroi tërësisht LPK-në dhe UÇK-në, së bashku me Azem Sylën dhe grupin e bashkëvepruesve të tij.”Pas luftës u organizuan dhe vazhduan rrugën e dëmtimit të vendit. Shpalljen e pavarësisë e bën mbi një bazë që nuk garanton ndërtimin e shtetit ligjor dhe funksional. Iu dhanë me Kushtetutë serbëve komuna dhe e ndërtuan një territor tipik kriminal serb. Atyre iu dhanë edhe kompetenca të gjëra dhe ndërtuan pushtet jashtë strukturës së shtetit. U aprovua mbi Republikë fusnota. Me nënshkrimin e Thaçit dhe të Sejdiut u aprovua Kushtetuta më jofunksionale në botë. Në vitin 2013 u amnistuan serbët me pikë- pamje kriminale dhe u nënshkrua Asociacioni. Nën udhëheqjen e Kryeministrit Thaçi u bë privatizimi i pasurisë shoqërore, që bëri një gjendje të rëndë, si dhe e shndërroj vendin në pronë të oligarkëve mafioz dhe ekonomik, si dhe ata politik”, u shpreh ai.”Këta u pasuruan shumë. Vazhdoj ky çrregullim me krim dhe me korrupsion. Pushtetarët u pasuruan dhe u bënë milionerë. E ndërtuan Gjykatën Speciale dhe më vonë u futën në konflikte, me qëllim të heqjes, nën prizmin e padrejtësisë, por që në realitet, ishte vetëm qëllimi i mbrojtjes së politikanëve të korruptuar dhe të dyshimtë për gjykim. Edhe Ushtrinë e Kosovës e bënë temë të diskutimit, me qëllim të përfitimeve”, potencoi Kelmendi për “Kosova Sot”

Thaçi po ia shkakton Kosovës kokëçarjen dhe dhimbjet më të mëdha historike, për interesa personale dhe për t’i shpëtuar Gjykatës Speciale me çdo çmim

Sipas Bislim Aliut, njohës me përvojë i rrjedhave politike në vend, del konstatimi sipas të cilit është për keqardhje se si po shantazhohet nga një individ për interesat e tij, nga presidenti Hashim Thaçi.”Thaçi po ia shkakton Kosovës kokëçarjen dhe dhimbjet më të mëdha historike, për interesa personale dhe për t’i shpëtuar Gjykatës Speciale me çdo çmim! Dhe, mu për këtë, ka mbetur një popull i tërë peng i kompleksit të një individi, të z. Thaçi. Në këtë rrjedhë i faturohen Hashim Thaçit si kryeministër disa nga dështimet më të mëdha në procesin e dialogut me Serbinë, dështimet e mëdha të privatizimit të ndërmarrjeve publike, dështimet e integrimit të veriut e shumë të tjera”, potencoi ai. “Skandalet tronditëse të fundit të z. Thaçi dhe agjentëve të tij, të cilët i ka në dorë të djathtë për gjithçka të keqe. Dhe, tani është interesante, e pashpjegueshme, heshtja e madhe politike e gjithë kësaj kaste që asnjëherë nuk iu kërkua z. Thaçi përgjegjësi për skandalin me bashkësinë e komunave me shumicë serbe, të cilën e kishte nënshkrua si kryeministër, e edhe tani po e mbron si president, e që ajo rezultoi se ishte në më se 23 nene ndesh me Kushtetutën e Kosovës”, ka vlerësuar Aliu për “Kosova Sot”.

Kosova, pronë private e një klani

Analisti dhe publicisti Naim Kelmendi thotë se nëse bëhet një vlerësim real, nga politika dominuese e PDKsë dhe Hashim Thaçit në krye të partisë, por edhe në institucionet kryesore të shtetit, Qeveri e Presidencë tani, një shtet i tërë dhe ky popull e kjo shoqëri po shantazhohen tash e 18 vjet pas luftës nga Hashim Thaçi & Co, e që de-fakto e de-jure një shtet i tërë është i kapur nga kjo kompani.”Është bërë pronë private e Hashim Thaçit & kompanisë ‘Pronto’, duke mbetur kështu pa e merituar një popull i tërë peng i kësaj kompanie, sa të papërgjegjshme sa të pandershme, në krye me presidentin Hashim Thaçi, e që në të gjitha pozitat e tij, qoftë si kryeministër, qoftë si zv. kryeministër dhe ministër i Jashtëm, qoftë sot si president, i ka sjellë shumë dëme të pariparueshme shtetit të ri, Republikës së Kosovës dhe çështjes së saj, qoftë me marrëveshjet e nënshkruara prej tij, qoftë në dialogun me Serbinë në Bruksel, ku ai nënshkroi një marrëveshje për Asociacionin e Komunave Etnike Serbe, duke dalë edhe tej Pakos së Ahtisarit,që de-fakto kjo është një autonomi territoriale për komunat serbe”, tha publicisti Kelmendi për “Kosova Sot”.

Dështimet e njëpasnjëshme

FIDANISHTJA

Analisti Ali Hertica vlerë- son se kupa e mashtrimeve është mbushur dhe nuk zë më, prandaj, sipas tij, mund të ketë zhvillime të papritura, që shpejt mund ta ndryshojnë gjendjen dhe kjo strukturë mashtruesish në krye me presidentin të largohen nga skena politike dhe drejtimi i shtetit.”Kosova tani thuajse është shndërruar në një shtet ku nuk mund të ketë asnjë lloj parashikueshmërie politike të mashtrimeve historike, e ku shumë prej tyre janë të dhimbshme, vetëm për interesa personale apo grupore, pa pasur nder dhe dhimbje për sovranin. Ky shantazh, ky skenar i këtyre gjërave, mund të ndryshojë rrënjësisht brenda pak orëve, si pasojë e shpërthimit të pakënaqësive nga dështimet e parisë së shtetit, që nga presidenti, qeveria dhe deri tek hierarkia më e ulët, ajo e legjislativit. Kjo situatë që kemi tani është pakapërdieshme më tutje”, theksoi analisti Hertica për “Kosova Sot”.

Edhe analisti Ragip Guraziu thotë se është fakt i pamohueshëm që shteti i Kosovës po shantazhohet nga presidenti Hashim Thaçi, njëherësh po i shkakton Kosovës edhe kokëçarje dhe dhimbje më të madhe historike,që dhjetë vitet e fundit nga pseudo-politika e tij për interesat personale.”Krejt këtë po e bën për interesa personale dhe për t`i shpëtuar Gjykatës Speciale me çdo çmim, për të mbetur një popull i tëri peng i kompleksit të impotencës së një individi – presidentit Hashim Thaçi. Një organizim skandaloz ishte me iniciativën e tij për “themelimin e Ushtrisë së Kosovës”, ku u desh të përfshihej vetë kreu i NATO-s dhe Departamenti Amerikan i Shtetit që t’ia bënin të qartë se kështu vetëm sa do ta rrezikojë krejtësisht procesin e transformimit dhe absolutisht jo ta avancojë drejt Ushtrisë së Kosovës dhe kjo lë të kuptojë se që 10 vjet pas pavarësisë ky president po e shantazhon dhe po e ngufat shtetin e Kosovës”, ka potencuar ai. “Është fakt që presidentit Hashim Thaçi i faturohen si kryeministër disa nga dështimet më të mëdha në procesin e dialogut me Serbinë, dështimet e mëdha në privatizimet e ndërmarrjeve publike, dështimet në integrimin e veriut e shumë të tjera, që kanë kaluar në nivele tronditëse, edhe skandalet e fundit të Hashim Thaçit dhe agjenteve të vet të UDB-së, të cilët i ka dorë të djathtë për gjithçka të keqe”, u shpreh më tutje Guraziu për “Kosova Sot”

Qytetarët: Me një byrek, e me një gjysmë byreku, Hashim Thaçi para lufte e ka kaluar ditën, tash nuk po di se çka ka!

Gjykim kritik ndaj presidentit Thaçi, veprimit të tij në politikë që nga paslufta e deri më sot, duke përfshirë edhe dy mandate në krye të ekzekutivit të vendit, kanë edhe qytetarët, të cilët theksojnë se veç pasojave negative për vendin qeverisja dhe politika e udhëhequr nga ish-lideri i PDK-së nuk ka sjellë ndonjë të mirë për interesin e përgjithshëm, as në planin e zhvillimit të brendshëm, as në planin e fuqizimit ndërkombëtar të sovranitetit të shtetit të Kosovës. Qytetari Shaip Latifi thotë se do të ishte nënçmim për sulltanët nëse me të tillë e krahasojmë Hashim Thaçin e vogël, por që po i sjell vetëm të këqija vendit.”E nënçmojmë sulltanin nëse i themi sulltan. Por kjo që bën ky tani asnjë normë e burrë shteti nuk e përfshin. Njeriu të organizojë vetë gjithçka, të bëjë vetë e të thotë nuk e di, kjo është vetëm një mashtrim. Në shtetet e civilizuara njerëzit e tillë në këto situata do të kishin dhënë dorëheqje brenda 24 orësh. Me thënë nuk e di, derisa është i pari i vendit me Kushtetutë, nuk e ka asnjë logjikë, as kuptim”, u shpreh ai.”Ajo si sillet ai është papërgjegjësi dhe papjekuri, është i papjekur për atë ponë, por rasti e ka sjellë aty, ka manipuluar në të gjitha anët, sepse me manipulime ka ardhur deri aty dhe kjo po duket, si i thonë rasti është mbreti i botës dhe kjo po duket. Këtë herë iu dha rasti, sepse ndryshe nuk do të kishte mundur të jetë edhe kurë më nuk mundë të jetë kryetar shteti”, theksoi Shaip Latifi. Ndërsa, Bahri Muqolli thotë se të gjithë qeveritarët, përfshirë edhe presidentin Thaçi, po dalin të papjekur, madje sipas tij shumë më të ditur, të matur, të pjekur po tregohen qytetarët sesa gjithë klasa qeveritare.”Është e saktë që të gjithë këta më shumë po punojnë për interesa të ngushta personale sesa për shtetin, për popullin, jo vetëm ai, presidenti Thaçi, por krejt paria jonë gati është në të njëjtën vijë, në të njëjtin pozicion”, tha Muqolli.

Qytetari tjetër, Isak Berisha, tha se është fakt që edhe nga ndërkombë- tarët Hashim Thaçi ka qenë vazhdimisht i kritikuar, si kryeministër dhe si president, sepse veprimet e tij nuk kanë qenë në interes të shtetit.”Sigurisht që është kritikuar, sepse unë njeri më të keq nuk njoh se sa Hashim Thaçi i Brojës, edhe ai i frikësohet vetëm Gjykatës Speciale”, potencoi Berisha. Sipas Munir Currit, krejt çka ka bërë Hashim Thaçi në këto 20 vite të pasluftës ka qenë një angazhim për përfitime personale dhe të klientelës së ngushtë partiake në PDK, për të përfituar materialisht dhe asgjë më shumë. “Ai, Hashim Thaçi, po shkon si në Turqi, pas Erdoganit, sepse “nxënësi” i Erdoganit është edhe Erdogani ka qenë kryeministër e u bë president. Por, Turqia i ka ndihmuar mjaft Kosovës edhe në kohë të luftës… Këta po e mashtrojnë popullin, u mashtruan, u bënë miliarderë, me një byrek, e me një gjysmë byreku Hashim Thaçi para lufte e ka kaluar ditën, tash nuk po di se çka ka, kanë treguar ata miqtë e tij që kanë luftuar bashkë me të”, tha Munir Curri për “Kosova Sot”.

QARRI: NJË POPULL I TËRË DO TË VAZHDOJË TË MBETET PENG I KOMPLEKSEVE TË IMPOTENCËS POLITIKE TË HASHIM THAÇIT

Po aq kritik dhe me vlerësime negative shprehet në raport me presidentin e vendit edhe Gani Qarri.”Që nga ardhja e tij në pushtet, Hashim Thaçi kapi organet kryesore të shtetit, duke filluar me policinë e vendit, prokurorinë, sistemin e drejtësisë, AKI-në dhe Gjykatën Kushtetuese, përmes të cilave ka arritur ta fusë nën kontroll të gjithë sistemin shtetëror e ligjvënës të Kosovës dhe rrëzoi nga pozitat njërin pas tjetrit të gjithë emrat kryesorë politikë e partiakë me të cilët bashkëpunoi dhe lidhi koalicione qeverisëse”, u shpreh ai.”Siç dëshmojnë faktet dhe të gjitha zhvillimet e deritanishme, nëse edhe më tej nuk shkarkohet me urgjencë në Kuvend nga pozita që mban, ai me udhëzimet e shërbimit të fshehtë francez dhe bashkëpunëtorëve të BIA-s serbe do të vazhdojë ta shantazhojë këtë shtet të brishtë pareshtur, derisa t’i realizojë të gjitha obligimet që ka marrë nga shërbimet e lartcekura, për shkatërrimin e tërësishëm të Kosovës si shtet, në këmbim të lirisë së tij personale nga Gjykata Speciale”, vlerësoi Qarri.”Thaçi jo vetëm se i ka shkaktuar dhe po i shkakton vazhdimisht Kosovës kokëçarjet dhe dhimbjet më të mëdha historike, por një popull i tërë do të vazhdojë të mbetet peng i komplekseve të impotencës politike të Hashim Thaçit, i cili për interesat e tij personale gjithsesi dhe me çdo çmim përpiqet që në kurriz të shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj të shpëtojë nga ndjekja e Gjykatës Speciale”, tha më tutje ai për “Kosova Sot”

BADALLAJ:THAÇI ME ALEKSANDËR VUÇIQIN ËSHTË FUTUR NË PAZARE KUNDËR KOSOVËS

Ndërsa analisti Reshat Badallaj konstaton se është një e vërtetë e madhe që Thaçi është në siklet të madh, sepse i ka hyrë frika në palcë se do të vjen dita për t’u ulur në bankën e zezë dhe mu për këtë nuk di se nga shkon dhe se nga vjen e çka bën. “Me një fjalë ky dilenxhi e ka humbur rrugën në oborr dhe është në gjendje çdo gjë të japë për interesa të tija personale, për të shpëtuar lëkurën e tij. Tashme po dihet publikisht se me Aleksandër Vuçiqin është futur në pazare kundër Kosovës dhe se dreka e darka shtron bashkë me të me një sofër nëpër hotelet më të shtrenjta dhe më luksoze të botës”, theksoi Badallaj për “Kosova Sot”. “Historia tregon se tipat e këtij soji i shtrydhin si limon derisa i nevojiten dhe pastaj i vjen radha që edhe Hashimi i Brojës të ndeshet ballë për ballë me Dick Martyn”, tha Reshat Badallaj për “Kosova Sot