Të martën në Gjilan nis dezinsektimi hapësinor, bletët të mbahen të mbyllura
Gjilan – Komuna e Gjilanit ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e fazës së parë të dezinsektimit të hapësirave publike në Gjilan, në qytet dhe fshatra, në mënyrë që të bëhet eliminimi i të gjitha llojeve të insekteve që janë penguese për njerëzit.
Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Nexhat Hajrullahu, ka bërë të ditur se dezinsektimi do të nis të martën në mbrëmje dhe do të vazhdoj deri në fund të javës.
Drejtoria e Shëndetësisë ka apeluar bletarët që t’i mbajnë të mbyllura ato gjatë kohës a bëhet dezinsektimi, ngase materiali i cili përdoret për t’i eliminuar insektet, është i dëmshëm për bletët.
Për fazën e dytë të dezinsektimit Komuna e Gjilanit do t’i njoftoj me kohë qytetarët. /rajonipress/


