Uji Dea

Kosovës i përsëritet historia e 2014-s

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Rezultatet e prodhuara nga zgjedhjet e 11 qershorit kanë rikthyer Kosovën në vitin 2014 me disa ndryshime dhe rirreshtime të vogla partish. Protagonist është përsëri PDK-ja, vetëm se këtë herë me vete ka edhe AAK-në e Ramush Haradinajt e “Nismën” e Fatmir Limajt. PAN-i, si koalicioni që ka fituar më së shumti vota në zgjedhje, do të ketë të drejtën për të krijuar Qeverinë, ashtu siç PDK-ja kishte në vitin 2014.

Mirëpo, në situatën aktuale PAN-i ka vetëm 39 deputetë dhe së bashku me minoritetet nuk mund të shkojnë në më shumë se 59 sish. Në këtë rast atyre u duhen të paktën edhe 2 deputetë nga koalicioni LAA. Deri më tash Lidhja Demokratike e Kosovës, AKR-ja e dhe Alternativa, të cilat krijojnë koalicionin LAA, kanë dalë me deklarata zyrtare se nuk do të mbështesin PAN-in për krijimin e Qeverisë. shkruan Zeri.

FIDANISHTJA

Në këtë rast, analistët kosovarë parashikojnë përsëritjen e situatës së vitit 2014, ku nuk ishte arritur që të formohej qeveria për muaj të tërë. Megjithatë ata shtojnë se bllokadë apo jo, kjo varet edhe nga ushtrimi i maturisë së presidentit Thaçi./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.