ARKATANA

S’ka dyshim se është nëna më joshëse shqiptare

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Dhe tani, Nora Istrefi e ka dëshmuar edhe sot se është kryefjala e stilit dhe perfeksionit, kur ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj publike në rrjetin social “Instagram”. Bukuroshja, 32-vjeçe e cila nuk ka shumë ditë që ka festuar ditëlindjen e saj, është shfaqur përplot sharm e veshur me të bardha fund e krye.

E ulur në një divan me ngjyrë gri, ajo ka shkëlqyer me dukjen e saj briliante përderisa fytyra e saj e grimuar merr gjithë fokusin me shikim të parë, shkruan GazetaBlic.

Flokët e saja të lakuara dhe me shumë volum i kanë dhënë këngëtares një pamje mahnitëse përderisa konstrukti i fytyrës së saj duket më i shndritshëm fal nuancave brune të grimit.

Mobi Casa

Kujtojmë që Istrefi është nëna e një vajze, dhe është e martuar me këngëtarin Robert Berisha. Çifti kanë një jetë të lumtur dhe shpesh herë janë bërë target i shumë mediave duke pretenduar se mes çiftit nuk kishte më dashuri.

Nora dhe Roberti shumë shpejt arritën ti shuanin zërat dhe t’i tregonin të gjithëve se dashuria e sharmi mes këtyre dyve nuk kishte mbaruar aspak. Çifti madje verën e kaluar kishin ardhur me një bashkëpunim i cili u mirëprit goxha mirë nga audienca, dhe vetëm për pak ditë u shndërrua në hit.