Gadishi në hall nga ujërat e zeza
Gjilan – Banorët e Gadishit janë në hall të madh nga ujërat e zeza. Banorët e këtij lokaliteti kanë ironizuar duke thënë se ujërat e zeza janë i vetmi sukses i qeverisjes komunale.
“Ujërat e zeza në rrugët e fshatit Gadish, ky është suksesi i qeverisë komunale” ka shkruar i revoltuar Ramadan Azemi banor nga ky lokalitet.
Banorët thonë se janë bërë katër vite dhe qeverisja komunale nuk e ka zgjidhur këtë problem, edhe pse banorët janë në hall të madh nga kundërmimi./rajonipress/

