Uji Dea

Hashim Thaçit i ka humbur busulla nga frika e Gjykatës Speciale

/ 17 minuta lexim
FIDANISHTJA

Duke shikuar dhe analizuar nëpër mjegullimin e informacioneve që nuk po zbulohen të tërat rreth koordinimit të aksionit për arrestim dhe deportim në Turqi të 6 qytetarëve turq javën e kaluar, analistët politikë, por edhe qytetarët, shprehin dyshimin se nga realizimi i këtij aksioni, nga një marrëveshje e fshehtë në mes të institucioneve të Kosovës dhe të Turqisë, më së shumti mund të ketë përfituar Hashim Thaçi nga presidenti turk, Erdogan, madje diçka aq të madhe që mbetet mister i pazbuluar, pasi që ia kreu porosinë skandaloze për dëbimin e turqve të “dyshuar si terroristë” nga Erdogani.

“Hashim Thaçi jo që e bëri këtë veprim skandaloz, por ai i ka bërë edhe disa veprime të tjera të dëmshme për Kosovën, i ndihmuar nga agjentët e UDB-së dhe Baton Haxhiu, të cilin vrapoi ta takojë menjëherë nga konferenca që pati për shtyp. Mendoj se tërësisht i ka humbur busulla Hashim Thaçit, i cili nga frika e Gjykatës Speciale me vetëdije çdoherë po e dëmton rëndë imazhin e Kosovës. Presidenti Thaçi gjithsesi është kërcënimi më i madh dhe tejet serioz i sigurisë kombëtare”, ka theksuar analisti Bislim Aliu për gazetën “Kosova Sot”

Mehmeti: Të gjithë e kanë kuptuar kush është Hashimi dhe se ky njeri është i rrezikshëm për të tashmen dhe të ardhmen e vendit

Duke shikuar dhe analizuar nëpër mjegullimin e informacioneve që nuk po zbulohen të tërat rreth koordinimit të aksionit për arrestim dhe deportim në Turqi të 6 qytetarëve turq javën e kaluar, analistët politikë, por edhe qytetarët, shprehin dyshimin se nga realizimi i këtij aksioni, nga një marrëveshje e fshehtë në mes të institucioneve të Kosovës dhe të Turqisë, më së shumti mund të ketë përfituar Hashim Thaçi nga presidenti turk, Erdogan, madje diçka aq të madhe që mbetet mister i pazbuluar, pasi që ia kreu porosinë skandaloze për dëbimin e turqve të “dyshuar si terroristë” nga Erdogani.

Një lojë e tillë mund të jetë luajtur nga presidenti Thaçi, sipas analistëve politikë, pasi që shihet se atij i ka humbur busulla tërësisht nga frika prej Gjykatës Speciale dhe tani nën regjinë e agjentëve të UDB-së, me vetëdije çdo ditë po e dëmton rëndë imazhin e shtetit të Kosovës dhe kështu në fakt ai edhe po shndërrohet në faktorin kyç kërcënues për të ardhmen e shtetit të Kosovës dhe të vetë sigurisë kombëtare. Kjo është një arsye e fuqishme sipas analistëve politikë, pse do të duhej arritur një konsensus politik në Parlament për ta rrëzuar Hashim Thaçin nga pozita dhe për ta shpëtuar vendin nga e keqja.

Aliu: Thaçi është kërcënimi më i madh dhe tejet serioz i sigurisë kombëtare

Sipas Bislim Aliut, Hashim Thaçi porosinë skandaloze ia kreu Erdoganit në mënyrë poshtëruese për dëbimin e turqve si të ‘dyshuar si terrorist’, meqë edhe prej tij po kërkon ndihmë që mos të jetë i akuzuar në Gjykatën Speciale. “Hashim Thaçi jo që e bëri këtë veprim skandaloz, por ai i ka bërë edhe disa veprime të tjera të dëmshme për Kosovën i ndihmuar nga agjentët e UDB-së dhe Baton Haxhiu, me të cilin vrapoi ta takojë menjëherë nga konferenca që pati për shtyp. Mendoj se tërësisht i ka humbur busulla Hashim Thaçit, i cili nga frika e Gjykatës Speciale ai me vetëdije çdoherë po e dëmton rëndë imazhin e Kosovës. Presidenti Thaçi gjithsesi është kërcënimi më i madh dhe tejet serioz i sigurisë kombëtare. Ai së bashku me mafio-oligarkët rreth tij është fajtori kryesor që po e mbajnë peng ekonominë e Kosovës, që ka bllokuar çdo gjë po qe se nuk je pjesë e klanit PRONTO dhe me klikën e tij ai qëndron prapa privatizimit të aseteve vitale të shtetit dhe të kompanive të inkriminuara z. Thaçi me të vërtetë ia ka qitur faqen e zezë Kosovës nëpër botë, duke tentuar t’i mashtrojë dhe t’i gënjejë, se vetëm ai është personi i duhur, i cili e kontrollon situatën në vend”, theksoi analisti Aliu për gazetën “Kosova Sot”, duke shtuar se për hesape të veta me agjentët e UDB-së së Serbisë po dëshiron me e fut Kosovën në konflikt me botën perëndimore. Aliu thotë se Thaçi duhet të shkarkohet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës

QARRI: SHPRESA E VETME PËR QYTETARËT E VENDIT ËSHTË SHKARKIMI I HASHIM THAÇIT NGA DEPUTETËT E KUVENDIT

Analisti Gani Qarri vlerëson se pasojat afatgjata të veprimeve antiligjore në interes personash të caktuar dhe një grupi njerëzish të përfolur për involvim në krim të organizuar e me të kaluar kriminale, me të drejtë po shkaktojnë shqetësim dhe pasiguri tek qytetarët e vendit tonë të ri e të brishtë.”Aktet e paqarta të politikanëve kontrovers si Hashim Thaçi, po prodhojnë kaos të brendshëm, dështim total të shtetndërtimit dhe izolim të tërësishëm të vendit tonë, veprime këto me të cilat ai e zgjat qëndrimin e tij në pushtet, por pasojat e tyre po i vuajnë në vijimësi vetëm qytetarët e Kosovës. Madje, duke pas parasysh zhvillimet e fundit kaotike, të pakoordinuara dhe tërësisht të habitshme, të cilat mund të jenë gjithçka, por jo edhe veprime të një vendi të konsoliduar ligjor dhe të një shteti serioz, shpresa e vetme për qytetarët e vendit tonë është dhe mbetet vetëm shkarkimi i tij i menjëhershëm nga deputetët e Kuvendit të Kosovës”, është shprehur ai.

BYTYÇI: KUSH ËSHTË NË KOSOVË MË I BESUESHËM SE BATON HAXHIU PËR PRESIDENTIN E KOSOVËS? ASKUSH!

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Enver Bytyçi, thekson se ngjarja e së enjtes së kaluar në Kosovë, kur u depërtuan gjashtë arsimtarë turq, të cilët kanë shërbyer prej dekadash për arsimimin e fëmijëve shqiptarë, është ndoshta ngjarja më e rëndë që ka ndodhur pas luftës në Kosovë. Ai thotë se kjo është e rëndë, sepse si ngjarje u ngjan skemave dhe apetiteve serbe.”Vetëm serbët dinë t’i presin në besë joserbët, siç u bë atë ditë në Kosovë. Pabesia është ves, nuk është se vjen nga nevoja për t’i shpëtuar diçkaje, një kërcënimi. Dhe, Hashim Thaçi e ata që e ndoqën nga pas, përfshirë ministrin dhe shefin e shërbimit sekret, me sa duket kanë ves pabesinë”, është shprehur analisti Bytyçi për “Kosova Sot”.

Ai thotë se të tre aktorët e kësaj ngjarjeje, Hashimi e dy tjerët, duhet të shkojnë para drejtësisë. “Ndërsa shqiptarët i dënojnë këto veprime edhe si akte, në kundërshtim me zakonet tona, me të drejtën zakonore. Ishte si ta marrësh cjapin e ta çosh te kasapi. Presidenti i Kosovës, nga një anë, thotë “nuk dija gjë”, nga ana tjetër i mori në mbrojtje ministrin e shefin e AKI-së. Nga ana tjetër, këta dy të fundit dhe Hashimin i mori në mbrojtje ‘vëllai’ Erdogan”, u shpreh ai. “Aleanca e Edi Ramës dhe Hashimit me Turqinë e sulltanit të sotëm ngre shumë pikëpyetje: 1. Ngritja e Gjykatës Speciale dhe akuzat e formuluara për zotin Thaçi e kanë bërë këtë të humbë arsyen, të orientohet nga sistemet autoritare e diktatoriale, me qëllim që t’i shpëtojë drejtësisë.Të gjithë politikanët që kanë probleme me drejtësinë kanë prirje të pakthyeshme të aplikojnë metoda autoritariste dhe diktatoriale në drejtimin e shtetit. Kjo po ndodh me Hashim Thaçin e Edi Ramën. Këta e shohin modelin Erdogan si model që ua zgjat jetën në pushtet dhe të qenit në pushtet e shohin si mburojë nga akuzat e shkeljes së ligjit. 2. Nevoja për t’i ikur drejtësisë i bën që të mbledhin te vetja të gjitha kompetencat. Hashim Thaçi ka shkel kushtetutën në të dy rastet e fundit, në arrestimin e Gjuriq në veri të Mitrovicës, kur drejtoi operacionin në mënyrë spekulative dhe në rastin e pengmarrjes dhe ekstradimit të atyre që ai dhe Erdogan i quajnë “gylenistë”! Për këtë duhet me urgjencë të diskutojë Kuvendi i Kosovës dhe Gjykata Kushtetuese duhet t’ia ndërpresë mandatin e presidencës së tij. Shkelësit e Kushtetutës nuk mund të ushtrojnë detyrën e kreut të shtetit. Edhe diktatorët kanë nevojë për bashkëpunëtorë, që zakonisht arrijnë t’i gjejnë edhe ata. Ndryshimi i tyre me demokratët lidhet me faktin se diktatorët nuk i zgjedhin bashkëpunëtorët nga kritere profesionale, por thjesht nisen nga kriteri i besimit. Kush është në Kosovë më i besueshëm se Baton Haxhiu për presidentin e Kosovës? Askush, pavarësisht faktit se Fatmir Limaj thotë se as Batoni nuk është mik i presidentit të Kosovës”, është shprehur analisti Bytyçi për “Kosova Sot”

Hidromorava

KELMENDI: THAÇI ËSHTË IMPONUAR NË POSTIN E PRESIDENTIT PËR TA DEGRADUAR KOSOVËN NË NEOKOLONI TË SERBISËE TURQISË

Sipas analistit Ibrahim Kelmendi, është pak sa spekulative të thuhet nëse ka përfituar diç konkretisht Hashim për këtë shërbim që i ka bërë islamistit Erdogan, ndonëse rëndom të tilla shërbime shpërblehen. Sidoqoftë ai e vlerëson rolin e Thaçit fund e krye antishtetëror dhe antikombëtar, së bashku me vartësi e tij. “Marioneta mëshirohet me shpërblime, si kafsha egër kur dresohet për cirkë, përndryshe zbaton urdhra. Thaçi nuk ia ka nevojën Baton Haxhiut. Ndoshta është i detyruar t’i raportojë , që ai pastaj t’ua përcjell eprorëve në Beograd, meqë marioneta Thaçi, për shkak të shumë syve që e survejojnë, nuk mund t’i takon fizikisht eprorët e tij që t’u raporton si ka zbatuar urdhrat. Marioneta Thaçi nuk ia ka frikën fare Gjykatës Speciale.

Ai ka ‘alibi’ mbrojtëse, sepse edhe Beogradi edhe Parisi kanë pasur të drejtë ligjore ta angazhonin Thaçin si informator dhe si komplotist kundër UÇK-së. Dhe, prandaj në kuadër të atij angazhimi i arsyetohen edhe krimet që mund t’i ketë bërë, si ta zëmë “zhdukja” e Behajdin Hallaqit, Ali Ukës dhe të tjerëve që i duhet t’i ketë diskualifikuar si pengues në ushtrim të komploteve”, është shprehur analisti Ibrahim Kelmendi. Sipas tij, marioneta nuk i planifikon vetë komplotet, por vetëm i zbaton, siç ia imponojnë eprorët. “Hashim Thaçi është imponuar në postin e presidentit për ta degraduar Kosovën në neokoloni të Serbisë e Turqisë, dy aleateve të Rusisë nacionaliste, që të paralizojnë realizimin e zonës së influencës gjeostrategjike të Aleancës Veriatlantike. Prandaj, secila ditë është një rrezikim më shumë për shtetin e Kosovës, që ta reduktojë shtetësinë e brishtë aktuale. Rëndom marionetat janë edhe kriminel sa i përket plaçkitjes se pasurisë shtetërore, për pasurim të tyre individual, familjar e klanor. Kjo ndodh në mënyrë të theksuar nga islamisti neoosman Erdogan dhe si vëllai i tij xhuxh, Hashim Thaçi. Sidomos në dëm të Kosovës, ekonomikisht dhe sa i përket sigurisë shtetërore, ishin ‘privatizimi’ i Aeroportit dhe KEDS-it (rrjetit monopolist të shpërndarjes e tregtimin të rrymës)”, është shprehur Kelmendi.

Ai shton se Hashim Thaçi nuk po gënjen, ai është personi i vetëm që po kontrollon situatën në Kosovë. “Hashimat, Kadriat, Fatmirat, Isat… janë argatë të tij, për të mos thënë paramilitarë, por të kamufluar në rroba civile”, theksoi Ibrahim Kelmendi për “Kosova Sot”. Madje ai theksoi se që moti e ka shprehur mendimin se Hashimi është i përkushtuar ta tjetërsojë Kosovën në neokoloni serbo-turke dhe në zonë strategjike të Rusisë imperialiste, sepse është i paprekshëm. “Hashim Thaçin nuk e shkarkon dot Kuvendi i Kosovës, sepse kriteret kushtetues janë të paarritshme, prandaj ai sillet si satrap, që imiton marionetën kuislinge Ahmet Zogun”, ka pohuar Ibrahim Kelmendi për “Kosova Sot

ZEQA: THAÇI, PËR LLOGARITË E TIJ PERSONALE, ËSHTË DUKE LUAJTUR “BIXHOZ” ME FATIN E VENDIT

Një gjykim të tillë me plot dyshime dhe me qëndrimin se duhet marrë mandatin presidentit të tanishëm Thaçi e ka analisti Florim Zeqa.”Presidenti aktual i vendit,Hashim Thaçi,për llogaritë e tij personale është duke luajtur “bixhoz” me fatin e vendit dhe të ardhmen e qytetarëve.”Pa u harruar skandali i veriut me Vuçiqin, presidenti kosovar i kreu porosinë e radhës skandaloze presidentit turk për dëbimin e 6 turqve të “dyshuar si terroriste” nga Erdogani! Këtë veprim sa skandaloz po aq kriminal Hashim Thaçi,si edhe shumë skandale të tjera të dëmshme për shtetin e Kosovës,i bën për të shpëtuar lëkurën e tij nga Specialja.Nga frika prej Gjykatës Speciale,ditët e fundit Hashim Thaçit i ka humbur busulla orientuese,i cili me dhe pa vetëdije,nën regjinë e agjentëve të UDB-së,çdo ditë e më shumë po e dëmton rëndë imazhin e shtetit të Kosovës në botë.Ne fakt,Hashim Thaçi është bërë kërcënimi më serioz i sigurisë kombëtare dhe stabilitetit në rajon!”,thotë analisti Zeqa për “Kosova Sot”.”Më tepër se skandaloz është fakti se Hashim Thaçi për hesape të tij me agjentet e UBD-së së Serbisë është duke i rrezikuar raportet e mira të Kosovës me fqinjët e saj si dhe po rrezikon me na shti në konflikt me botën perëndimore,së cilës i takojmë. Vetëm shkarkimi urgjent i presidentit Thaçi nga deputetët e Kuvendit të Kosovës,do të na nxirrte me faqe të bardhë para bashkësisë ndërkombëtare,si dhe do ta dërgonte atë në “bërllokun” e historisë pa e rrezikuar edhe më tutje shtetin e Kosovës dhe qytetarët e vendit tonë”,theksoi analisti Florim Zeqa për “Kosova Sot”.Me veprimet skandaloze,Hashim Thaçi,sipas tij,përveç rrezikut,ia ka qitur edhe faqen e zezë Kosovës nëpër botë,duke tentuar të mashtrojë e të gënjejë që kinse veç ai është personi që e kontrollon situatën në vend!

Mehmeti: Hashimi, me tiparet e diktatorit

Skenar i koordinuar mirë i arrestimit të qytetarëve turq, në mes të Thaçit dhe Erdoganit, ka qenë krejt ai aksion i javës së kaluar edhe sipas analistit Faton Mehmeti, për çka, sipas tij, presidenti do të duhej të jepte përgjegjësi për skandalin në të cilin e ka zhytur shtetin. “Hashimi pa u konsoliduar me askënd dhe në mënyrë tinëzare arrestoi gjashtë shtetas turq, vetëm se mbështesin kundërshtarin e Erdoganit. Lufta politike e një shteti tjetër, për më tepër armiqësor ndaj etnisë shqiptare, nuk duhet lejuar që të shtrihet në territorin e vendit tonë. Por, me njerëz servilë çdo gjë është e mundur. Prandaj, Hashimi me tiparet e diktatorit po mundohet të shpërfillë këdo dhe të bëjë çfarë të dojë. Hashimi me tiparet e diktatorit po mundohet të shpërfillë këdo dhe të bëjë çfarë të dojë. Këto veprime janë të rrezikshme për shoqërinë tonë dhe të ardhmen e saj. Për më tepër, po bie poshtë intriga e Hashimit se është me Amerikën. Besoj se tanimë të gjithë e kanë kuptuar kush është Hashimi dhe se ky njeri është i rrezikshëm për të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë”, është shprehur analisti Mehmeti për “Kosova Sot”. Me shumë dyshim për involvim të fshehtë të Hashim Thaçit në këtë skenar shprehet edhe analisti Ali Hertica. “Është dinakëri klasike të sillemi ne si shqiptarë në këtë mënyrë të turpshme ndaj një qytetari, i cili ka besimin tek liria dhe ligjet e Kosovës, ku të huajt që jetojnë dhe punojnë në Kosovë duhet të ndihen të siguruar njësoj si qytetari i Kosovës, sepse ata e dinë që edhe qytetari i Republikës së Kosovës ka vuajtur me shekuj nga sistemi fashist, siç është tani edhe sistemi i Erdoganit. Tani vetë Hashim Thaçi dhe i tërë spektri politik i Republikës thuajse e kanë humbur busullën, sepse tani duket që me këto veprime edhe vetë siguria kombëtare është nën një kërcënim të hapur”, është shprehur Hertica.

Qytetarët dyshojnë në marrëveshjen e fshehtë Thaçi- Erdogan

Qytetarët nuk e kanë fshehur dyshimin e tyre që në këtë skenar të përgatitjes së arrestimit dhe depërtimit të qytetarëve turq nga Kosova, të akuzuar për terrorizëm nga regjimi i Erdoganit, të ketë pasur marrëveshje të fshehtë në mes të Hashim Thaçit dhe presidentit turk, Erdogan. Qytetari Shpend Sadiku është shumë i bindur që në këtë lloj skenari dramatik ka marrëveshje të fshehtë Thaçi- Erdogan, për ta mbështetur Thaçin në mbrojtje nga Gjykata Speciale. “Unë mendoj që një marrëveshje në mes të Thaçit edhe Erdoganit ka qëndruar, sepse mënyra se si janë depërtuar qytetarët turq, se si janë arrestuar, mënyra se si iu ka ndërprerë leja e qëndrimit është shumë e kundërligjshme dhe kjo është bërë me lejen e dy presidentëve”, është shprehur ai. Edhe Ismail Ferataj nuk e fsheh aspak një dyshim të tillë dhe thekson që nga ky veprim është dëmtuar shumë imazhi i shtetit të Kosovës. “Ka mundur të ketë pasur diçka, por tani nuk mund ta dimë nëse ka qenë nëpërmes të Thaçit apo dikujt tjetër, dikush e ka ditur këtu, nuk është e vërtetë që nuk kanë mundur ta dinë institucionet. Pastaj me këto far kompanish që janë shitur e që u janë dhënë krejtësisht turqve, kështu po shihet që është një interes shumë i madh, e tash a kanë dashur t’ia kthejnë njëfarë të mire për t’ia bërë atij nuk e di, por diku aty po ma merr mendja”, tha qytetari Ismail Ferataj. Gazeta i ka dërguar pyetje edhe të apostrofuarit Baton Haxhiu në këtë rast, por ai nuk është përgjigjur.

Për një gjë të tillë do të duhet të hetohet, por kjo nuk ndodh, pasi si Erdogani në Turqi, si Hashimi në Kosovë e kanë kapur drejtësinë dhe bëjnë si të duan. Arrestimi dhe depërtimi i gjashtë qytetarëve kurdë nga autoritet e Kosovës, me urdhër të terroristit Erdogan, është shkelje e të drejtave të njeriut. Kjo tregon nënshtrimin e politikës karshi Erdoganit. Gjithashtu ka rënë propaganda e gjoja orientimit evropian… Hashimi është kopje e Erdoganit”, theksoi analisti Faton Mehmeti për “Kosova Sot” .