ARKATANA

Kjo është dhoma e burgut famëkeq ku ka qëndruar Lutfi Haziri 18 vite më parë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Një ngjarje e rëndësishme është shënuar sot në Ditën e Çlirimit, pasi dyertë e burgut të Gjilanit janë hapur për qytetarët. I pari që hyri brenda ka qenë kreu i Gjilani, Lutfi Haziri. Nga dhoma ku ka qëndruar për disa muaj në vitin 1998, nën akuzën për pjesëmarrje në kryengritje të armatosur, Haziri e ka cilësuar si burgun më famëkeq në ish-Jugosllavi. “Këtu kush ka hy, ka qenë dhuratë me mbijetu. Ka qenë burgu hetues më i tmerrshëm që e ka njohur ish-Jugosllavia. Kështu që, unë dhe kolegët e mi në Gjilan e kemi dhuratë nga Zoti jetën dhe daljen nga ky burg”, thotë Haziri.

“Krejt kohën e burgut e kam kaluar në këtë qeli. Nuk ka pasë krevat edhe pse unë jam burgosur në tetor. Ka qenë dhomë e izolimit dhe dhomë e vetmisë. Në këtë burg, kanë vdekur një numër i madh i të burgosurve shqiptarë në ish-Jugosllavi, disa prej të cilëve janë heronjë të Kosovës”, ka shtuar kryetari Haziri.

Kryetari Haziri ka uruar që kohë të tilla të mos ketë askund, ndërkaq për objektin e burgut tha se do ta bëjnë objekt të paqes.

Hidromorava

“Kemi me kthy në objekt të paqes, ku të gjithë qytetarët dhe bashkatdhetarët do të mund ta vizitojnë. Kujtimet e tmerrshme do t’i kalojnë vetëm të kaluarës”, përfundoi kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ish i burgosur politik nga ish-Jugosllavia.

Objekti i burgut do të qëndroj i hapur për vizitorët deri ne muajin tetor, për t’ia përshtatur më pas nevojave të Komunës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.