United Hospital

Haziri: Rexhep Malën e Nuhi Berishën i kthyem me pamje kah Kosova Lindore dhe Shqipëria

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në një ceremoni të veçantë në Ditën e Çlirimit, Komuna e Gjilanit ka zhvendosur shtatoret e heronjve Rexhep Mala e Nuhi Berisha nga prona private, duke i vendosur në pronë publike.Të pranishëm në ngjarje ishin kryetari Lutfi Haziri me bashkëpunëtorë, familjet e dy heronjve, përfaqësues nga jeta politike e kulturore dhe qytetarë të shumtë.

Kryetari Haziri tha se në ujdi me familjet Mala e Berisha, shtatoret e kolosëve të kombit janë vendosur në bulevardin “Rexhep Mala e Buhi Berisha” me pamje nga Kosova Lindore dhe Shqipëria.

“Rexhep Mala e Nuhi Berisha janë kryengritësit më të mëdhenjë të viteve 80-ta. Ata e vazhduan rrugën e kryengritësve si Idriz Seferi, Mulla Idriz Gjilani e të tjerë. Këta dy kolos na mësuan se si luftohet padrejtësia. Rruga e tyre nuk vonoi shumë dhe solli lirinë e sotme. Ne gjunjëzohemi për rezistencën e Rexhepit e Nuhiut dhe të gjithë të tjerëve. Gjilani sot është i nderuar që ka kthyer këta dy dëshmorë kah Kosova Lindore e Shqipëria sepse ata këtë e deshën. Nga këtu, Rexhepi e Nuhiu i bëjnë roje të gjithë shqiptarëve.

Eco Higjiena

Një fjalë përshëndetëse pati edhe Ahmet Isufi, ish komandat i ZOK dhe veprimtari për çështjen kombëtare, Selatin Novosella, të cilët falënderuan kryetarin Haziri që Rexhep Malën e Nuhi Berishën i ka vendosur në një hapësirë dinjitoze.

Paraprakisht kryetari Lutfi Haziri me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve dhe tek lapidarët në qytet.

Ndërkohë, Komuna e Gjilanit gjatë ditës së sotme ka paraparë një sërë aktivitetesh tjera, ku në ora 13:00 mbahet koncert festiv për fëmijë (sheshi “Agim Ramadani”), në ora 15:30 organizohet ditë e hapur për qytetarët në burgun e Gjilanit, për të vazhduar me shpalljen e më të dalluarve të vitit 2016-2017 në sektorin e rinisë, sportit, e bujqësisë. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.