Vitia dhe Helvetas me marrëveshje për funksionalizimin dhe fuqizimin e KVRL-së
Viti – Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi me Organizatën “Helvetas Sëiss Intercooperation”, për funksionalizimin dhe fuqizimin e këshillit rinor lokal.
Me realizimin e këtij projekti, besojmë të arrijmë synimin për mbështetje të rinisë, në identifikimin dhe adresimin e nevojave që kanë ata, në mënyrë që të rrisim edhe efikasitetin e aktiviteteve rinore në komunën tonë. Marrëveshje e sotme është vazhdimësi e projekteve të shumta që kemi realizuar me Helvetasin dhe vlerësoj përkushtimin e kësaj organizate për të mbështetur projektet në komunën e Vitisë. Këtë bashkëpunim do ta vazhdojmë edhe në të ardhmen”, është shprehur kryetari Haliti.
Marrëveshjen nga ana e organizatës “Helvetas Sëiss Intercoperation” e nënshkroi Luan Hoti, kurse nga Këshilli I Veprimit Rinor Lokal Sadije Lutfiu. Sipas Mimoza Mirashit zyrtare e lartë për trajnime dhe aftësim në projektin “Aftësitë për punësim rural” i cili implementohet nga organizata Helvetas Sëiss Intercooperation, qëllimi i kësaj marrëveshje është funksionalizimi i Qendrës Rinore, fuqizimi i këshillit rinor lokal dhe aftësimi që të identifikojnë dhe adresojnë nevojat e rinisë, kryesisht përmes trajnimeve./rajonipress/


