Kadriu: AAK në Gjilan, e dyfishon votën
Gjilan – Tanimë kemi një realitet të ri politik në Kosovë në përgjithësi, dhe në Gjilan në veçanti. Qytetarët, por edhe partitë politike, kanë dëshmuar pjekuri politike dhe përmes një procesi të qetë e demokratik zgjedhor, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë në Gjilan, ka arritur të dyfishoj votën thotë Rexhep Kadriu kryetar i AAK-së dhe kandidat për deputet
Kadriu tha për rajonipress se sot kemi një realitet të ri politikë në komunën tonë, dhe për këtë u jemi mirënjohës qytetarëve të cilët me qetësi po përcjellin punën e secilit dhe përmes votës po e dëshmojnë vlerësimin për secilin veç e veç. “Besojmë fuqishëm se në zgjedhjet lokale, AAK do të dal edhe më e fortë dhe më e pranueshme tek qytetarët, sepse kemi dëshmuar për tri vite e gjysmë se jemi në shërbim të qytetarëve Me certifikimin e rezultateve nga KQZ shpejt do të formohet Qeveria e Republikës së Kosovës” tha Kadriu./rajonipress/


