ARKATANA

I dyshuari reziston fizikisht, arrestohet nga policia

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Policia e Kosovës, njësitet Sektoriale nga stacioni policor i Gjilanit, gjersa ishin në punë e sipër për derisa tentonin ta shoqëronin në stacionin policor të dyshuarën femër shqiptare shtetase e Kosovës pasi që ndaj të njëjtës Gjykata Themelore në Gjilan kishte lëshuar Urdhër arrest me burgim efektiv si dhe disa urdhëresa tjera për paraqitje në gjykatë, i dyshuari shqiptar shtetas i Kosovës baba i të dyshimtës ka penguar zyrtaret policor.

Zyrtarët policor janë detyruar ta arrestojnë të dyshuarin pasi që i njëjti kishte rezistuar fizikisht dhe i ka penguar në vazhdimësi oficerët Policor.

ARKATANA

Për rastin në fjalë është njoftuar prokurori i shtetit me urdhër të tij iniciohet rast “Pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës”, dhe të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit për 48 orë, gjersa e dyshuara është sjell para Gjykatës Themelore në Gjilan njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/