Mobi Casa

Apostolova e thotë qartë: S’ka datë për liberalizimin e vizave

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Shefja e Zyres së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se nuk është e drejtë të jepen data për liberalizimin e vizave, dhe që kjo varet nga Kosova se sa do ta luftojë krimin dhe korrupsionin.

Apostolova tha se kur këto të kryhen, atëherë mund të flitet për liberalizim të vizave, ndonëse Kosova punoi shumë për të kaluar marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Hidromorava

Sipas saj, ky është një realitet i patjetërsueshem, dhe se mund të flitet për liberalizim të vizave vetëm pas rezultateve konkrete në luftën e krimit dhe korrupsionit,njofton Klan Kosova.

Këto komente ajo i bëri në konferencën “Kosova, Presidenca e Këshillit të BE-së dhe Strategjia e re e Ballkanit Perëndimor – Çka mund të presim” të organizuar nga Ministria e Integrimit Evropian.