FIDANISHTJA

Thaçit t’i merret timoni në bisedimet me Serbinë

/ 18 minuta lexim
Mobi Casa

Analistët politik, duke iu referuar edhe agjendës së fundit të lëvizjeve të presidentit Thaçi, në prag të raundit të ri të bisedimeve në Bruksel, ngrenë dyshimin e tyre për vazhdimin e pazareve të reja që mund t’i kenë bërë e programuar fshehtas Hashim Thaçi me Aleksandër Vuçiqin edhe në SHBA, për të vazhduar pastaj të takohen serish në Bruksel, bashkë me Federica Mogherinin.

Badallaj: Hashimi i Brojës është në gjendje të japë edhe pragun e shtëpisë për t’ i shpëtuar Gjykatës Speciale

“Ishte Thaçi që në demarkimin e vijës kufitare me Maqedoninë i humbi Kosovës mbi 4700 hektarë tokë. Edhe tash me Malin e Zi mbi 8200 hektarë. Nën udhëheqjen e Thaçit u nënshkrua Marrëveshja për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, një status që nënkupton pushtet të tretë, madje në shumë fusha të pavarura nga qendra dhe të lidhura me Serbinë. Shumë kriminelë serbë u amnistuan dhe u futën në polici gjoja të Kosovës, por që komandohen nga Serbia. Thaçi krijoi veriun e vendit. Tash po bën manovrime të tjera dhe priten devijime dhe shkatërrime edhe më të mëdha. Tani kërkohet nga Kuvendi i Kosovës t’ia ndalojë me vendim final diskutimet Hashim Thaçit me Serbinë, sepse Thaçi e ka humbur me kohë besimin dhe si i tillë vetëm fatkeqësi i sjell vendit”, ka theksuar profesor Muhamet Kelmendi për gazetën “Kosova Sot”

Analistët politik, duke iu referuar edhe agjendës së fundit të lëvizjeve të presidentit Thaçi, në prag të raundit të ri të bisedimeve në Bruksel, ngrenë dyshimin e tyre për vazhdimin e pazareve të reja që mund t’i kenë bërë e programuar fshehtas Hashim Thaçi me Aleksandër Vuçiqin edhe në SHBA, për të vazhduar pastaj të takohen serish në Bruksel, bashkë me Federica Mogherinin. Tani me të drejtë ngrihet edhe forcohet dyshimi se a do të arrijë marrëveshje të fshehta me Serbinë dhe të dëmshme për Kosovën presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e pastaj të vërë para aktit të kryer edhe Parlamentin, siç e vuri me demarkacionin, si kusht për liberalizimin vizave. Shpëtimi i vetëm nga rrëshqitja në një greminë të tillë, sipas analistëve, është që Kuvendi ta ushtrojë autoritetin e plotë kushtetues që ka dhe të kërkojë llogari nga presidenti se çfarë prapaskenash ka bërë dhe po bën në kurriz të Kosovës deri tani. Ky shqetësim vjen e bëhet akoma më serioz, përderisa Vuçiqi flet për kompromise të reja dhe se Serbia nuk do të dalë pa diçka nga bisedimet, kurse presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, hesht dhe mashtron popullin. Kjo heshtje po shihet si një arsye më shumë pse Kuvendi do të duhej ndaluar presidentit Thaçi që të bisedojë me Serbinë pas një sërë marrëveshjesh të dëmshme, qoftë për Asociacionin, Demarkacionin e një varg marrëveshjesh të tjera, të cilat janë të dëmshme për Kosovën, e të cilat Thaçi i bën, sipas analistëve, në kërkim të shpëtimit nga Gjykata Speciale.

Zeqa: Kosova nga një Republikë Parlamentare u kthye në Principatë Feudale

Dyshime të mëdha për veprimet që mund t’i ketë bërë dhe po i bën në dëm të shtetit presidenti Thaçi në takimet e fshehta me Vuçiqin ka në gjykimin e tij dhe vlerësimin e gjithë aktivitetit të deritanishëm analistiFlorim Zeqa. Analisti Zeqa po ashtu kërkon që presidentit Thaçi t’i merret mandati i përfaqësimit të mëtejshëm të Kosovës në këto bisedime.”Siç duket, fakti se Hashim Thaçi ia arriti të përmbyllë me sukses tradhtinë kombëtare përmes kontrabandimit të vullnetit të deputetëve shqiptarë në Kuvendin e Kosovës, gjegjë- sisht të shpërndarjes së përgjegjësisë tek 80 deputetët shqiptarë për humbjen e 8230 hektarëve tokë të Kosovës, e ka motivuar akoma më shumë për bërjen e pazareve të fshehta me homologun e tij serb Vuçiq (në SHBA) të legalizuara në Bruksel me ndërmjetësimin e Federica Mogherinit! Është momenti i fundit t’i ndalet hovi Hashim Thaçit para se ai të arrijë të bëjë marrëveshje të fshehta me Serbinë dhe të dëmshme për Kosovën, e pastaj të vërë para aktit të kryer edhe Parlamentin, siç e vuri me Demarkacionin, si kusht të rrejshëm për liberalizimin e vizave! Kuvendi duhet me urgjencë të kërkojë llogari nga presidenti Thaçi se çfarë prapaskenash ka bërë dhe po bën në kurriz të Kosovës, për faktin se presidenti serb Vuçiq flet për kompromise të reja, ngase Serbia është e sigurt sikurse herëve të tjera se nuk do të dalë duarthatë nga bisedimet me Hashim Thaçin”, theksoi analisti Zeqa.

Ai shton se janë shumë arsye tjera pse duhet ndaluar Thaçin që të bisedojë me Serbinë pas një sërë marrëveshjesh të dëmshme, si bie fjala për Asociacionin, Demarkacionin e radhës me Serbinë e një varg marrëveshjesh të tjera, të cilat do të jenë akoma më të dëmshme dhe më të dhimbshme për Kosovën. “Arsye tjetër shtesë pse duhet ndaluar zhvillimi i bisedimeve me Serbinë nën ankthin e Gjykatës Speciale është se Kosovën mund ta fusë në një labirint të rrezikshëm, në të cilin ose do të mbetet përgjithmonë, ose prej tij do të dalë fare e zhveshur nga shtetësia dhe e tkurrur shumë në aspektin territorial. Kjo klasë e papërgjegjshme politike Kosovën nga një Republikë Parlamentare e ka kthyer në Principatë Feudale, ngjashëm sikur principatat shqiptare të shekullit 14, me princër të tej inkriminuar të shekullit 21”, theksoi analisti Florim Zeqa për “Kosova Sot”.

Po aq kritik dhe me dozë frike për dëmin që mund t’i sjellë shtetit qasja jotransparente e zhvillimit të bisedimeve ThaçiVuçiq është edhe analisti Bislim Aliu. “Hashim Thaçi nuk po tregohet fare i sinqertë ndaj shtetit të Kosovës. Atë e ka bërë si pronë private dhe bën me të siç dëshiron vetë. Dhe, në këtë rrafsh të dëshirës së tij ai bëri pazare të reja me Aleksandar Vuçiqin edhe në SHBA, duke u takuar fshehurazi për të vazhduar që të takohen sërish edhe në Bruksel me Federica Mogherinin”, theksoi Aliu

KELMENDI: HASHIM THAÇI, “KALË TROJE”

Analisti dhe publicisti Naim Kelmendi mendon se sikur po duket Hashim Thaçi, pas shumë marrëveshjesh të dëmshme që i bëri në kurriz të Kosovës, nuk ka të ndalur në takimet e tij të fshehta e herë “të hapura”, duke bërë pazare të reja në dëm të çështjes së Kosovës dhe krejt kjo pa pasur asnjë mandat për bisedime të tilla në emër të Kosovës.”Ai tashme është kthyer në një “kalë troje” në çdo ndërmarrje të tij politike, ngase sikur edhe më parë marrëveshjet e nënshkruara prej tij, si ajo e Vjenës 2015, po ashtu edhe ajo e Brukselit për Asociacionin e komunave serbe, dolën shumë të dëmshme për Kosovën. E para ia mori Kosovës hiq më pak se 8300 ha tokë, ndërsa e dyta po ashtu, sikur u bë e njohur për publikun, për komunat serbe, po krijonte një autonomi territoriale e qeverisëse, e cila u vërtetua në 22 nenet e saj, nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës”, theksoi Kelmendi për “Kosova Sot”

BADALLAJ: HASHIMI I BROJËS ËSHTË NË GJENDJE TË JAPË EDHE PRAGUN E SHTËPISË PËR T’ I SHPËTUAR GJYKATËS SPECIALE

“Sa i përket Kuvendit, Hashim Thaçi i as që e bën hesap, sepse ky është Kuvend i turpit, Kuvend i hallakamës, i mbushur plot e përplot me banditë e shkuar banditëve, që na bënë horë para botës së qytetëruar. Ky Kuvend vetëm emrin e ka kuvend, përndryshe është Kuvend kukull. Hashimi i Brojës në këtë kohë është në gjendje të japë edhe pragun e shtëpisë për t’ i shpëtuar Gjykatës Speciale… Hovin e pazareve të Hashimit të Brojës në dëm të vendit dhe kombit mund ta ndalë vetëm populli. Populli sa më shpejt që është e mundur duhet të japë fjalën e tij dhe t’i thotë ndal këtij matrapazi”, theksoi analisti Reshat Badallaj për “Kosova Sot”

Sigurisht është mësuar z. Thaçi që të takohet fshehurazi, për të arritur marrëveshje të dëmshme për Kosovën dhe pastaj të vërë para aktit të kryer edhe Parlamentin, siç e vuri me Demarkacionin si kusht për liberalizimin e vizave. Patjetër duhet që Kuvendi, si institucioni më i lartë i shtetit, të kërkojë llogari nga presidenti se çfarë prapaskene dhe nënshkrime po bën në kurriz të Kosovës, sepse përderisa Vuçiq vazhdimisht flet për kompromise dhe se Serbia asnjëherë nuk del pa fituar diçka nga bisedimet, Thaçi përherë e mashtron popullin dhe nënshkruan edhe në dëm të shtetit!”, theksoi analisti Bislim Aliu për “Kosova Sot

FIDANISHTJA

KELMENDI: HASHIM THAÇI NUK PO LË GURË PA LËVIZUR VETËM PËR TË SHPËTUAR VETEN NGA GJYKATA SPECIALE!

Prof. Muhamet Kelmendi thotë se ai ka kohë që ka paralajmëruar dhe denoncuar publikisht, madje disa herë rreziqet që i kanosen shtetit të Kosovës nga presidenti i tanishëm Thaçi dhe bashkëpunëtorët e rrethit të tij të ngushtë.”Ka kohë që kam deklaruar, natyrisht së këtë e dinë qytetarët, lidhur me Thaçin si shkatërrimtarin më të madh të radhëve ilegale dhe të UÇK-së, të ndihmuar mu nga klani PRONTO, kryesisht nga Xhavit Haliti, Azem Syla e Kadri Veseli. Mjerisht ky klan shkoi duke u forcuar dhe tash e ka ndërmarrë hapin më të rëndë në drejtim të shkatërrimit të Republikës. Ky klan është dhe udhëhiqet nga Hashim Thaçi, i cili nuk po lë gurë pa lëvizur vetëm për të shpëtuar veten nga Gjykata Speciale. Dhe, mjerimi është se këtej po e dëmton dhe shkatërron Republikën”, theksoi profesor Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot”. Për të kuptuar me qartë, sipas tij, veprimtarinë antishtetërore të Thaçit, ai ka përmendur disa nga veprimet e deritashme që mendon se e dëmtuan shtetin.”Ishte Thaçi që në demarkimin e vijës kufitare me Maqedoninë i humbi Kosovës mbi 4700 hektarë tokë. Edhe tash me Malin e Zi mbi 8200 ha tokë. Nën udhëheqjen e Thaçit u nënshkrua Marrëveshja për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, një status që nënkupton pushtet të tretë, madje në shumë fusha të pavarura nga qendra dhe të lidhur me Serbinë. Shumë kriminelë serbë u amnistuan dhe u futën në polici gjoja të Kosovës, por që komandohen nga Serbia. Thaçi krijoi veriun e vendit. Tash po bën manovrime të tjera dhe priten devijime dhe shkatërrime edhe më të mëdha. Tani anë kërkohet nga Kuvendi i Kosovës të dalin dhe t’ia ndalojnë me vendim final diskutimet Hashim Thaçit me Serbinë, sepse Thaçi e ka humbur me kohë besimin dhe si i tillë vetëm fatkeqësi i sjell vendit”, ka vlerësuar Muhamet Kelmendi.

Ai ka rikujtuar se edhe nëse do të mbështetemi në Kushtetutën e Republikës, neni 1, paragrafi 1, ku flitet për unitet, këtë e ka shkatërruar Thaçi dhe me këtë veprim ka shkaktuar vepër penale. “Kjo është vepër penale. Ky fakt me faktet e demarkimeve dhe të ndërtimit të Asociacionit serb me pushtet ekzekutiv, juridik, politik dhe administrativ, kemi vepër të rëndë penale të sanksionuar me nenin 125 të Kodit Penal të Kosovës. Pra, këtij njeriu nuk duhet lejuar të bëjë dëme më tutje. Fjalët e tij të mësuara përmendësh, si integrim, pluralizëm, demokraci, miqësi me BE-në e me SHBA-në i shërbejnë vetëm si kamuflim për veprimtarinë penale. Dhe, kur kësaj ia shtojmë veprat tjera penale në fushën e keqpërdorimit të parasë së qytetarëve, si shëtitjet e tij të panevojshme, të familjes se tij dhe çështjet tjera, sikurse është gënjeshtra e Thaçit në librin e botuar për UÇK-në dhe rolin e tij, e bën këtë njeri krejtësisht të zhveshur dhe që do të duhet të merren me të prokuroria dhe gjykatat. Unë dëshiroj që Kuvendi të marrë vendim dhe të ndalojë dëmet e mëtejshme që mundet dhe i bën Hashim Thaçi”, theksoi Kelmendi për “Kosova Sot”.

Kuvend kukull

Analisti dhe publicisti Reshat Badallajt thekson se turrin e dëmshëm të bisedimeve dhe kompromiseve që po e bën Thaçi në dëm të shtetit mund ta ndalë vetëm nëse zgjohet populli për të kundërshtuar, ngase presidenti ka siguruar supremaci dhe dominim edhe mbi Qeverinë dhe mbi Kuvendin, duke shkelur krejtësisht mbi autoritetin e tyre. “Ky matrapaz pazaret po i bën pa hanxhiun dhe një ditë do t’i kushtojë shumë shtrenjtë. Pra, drekat e darkat do të vijë dita që do t’ i mbesin në fyt dhe do ia zënë frymën. Pse mendon dikush se në këto pazare Serbia fashiste dhe kumbara i Hashimit të Brojës, “pobratimi” i tij, Aleksandar Vuçiqi do të dalë duarthatë dhe me gisht në gojë…. kurrën e kurrës! Hashim Thaçi këto pazare tinëzare që po i bën, i bën për interesa të tija personale, për të shpëtuar lëkurën e tij, që tregohet shumë injorant, në kokë të veten dhe pa e pyetur askënd fare”, theksoi Badallaj për “Kosova Sot”.

Analisti politik Ali Hertica ka shpresë të madhe në kundërvënien e ashpër të diplomacisë gjermane që po ia bën projektit të fshehtë të pazareve ThaçiVuçiq, e që një ndërhyrje e tillë sipas Herticës është raportuar të ketë ndodhur edhe ditë më parë, sipas raportimeve të shtypit të huaj.”Tani dihet se gjatë gjithë javës së fundit e përditshmja vjeneze “Der Standard” ka shkruar dhe debatuar rreth bisedimeve për ndarjen e Kosovës në mes të dy krerëve politikë, Thaçi-Vuçiq, që janë duke u bërë në takime fshehurazi, e nën presioni ndërkombëtar, duke i përcjellë edhe përfaqësuesja e lartë evropiane e caktuar për dialogun, Federika Mogherini. Sipas kësaj të përditshmeje, thuhet se ishin gjermanët ata që e kanë parandaluar një lloj marrëveshje për ndarjen e Kosovës, e kanë shpëtuar nga më e keqja e mundshme për qytetarin e Kosovës dhe vetë sovranin. Derisa pala serbe flet dhe kërkon kompromise në mënyrë të hapur, është fatkeqësi e madhe dhe jotransparencë në këtë proces që pala kosovare nuk ka dalë asnjëherë publikisht të deklarohet as rreth këtyre takimeve të fshehta”, theksoi Hertica për “Kosova Sot”

“Është momenti i fundit t’i ndalet hovi Hashim Thaçit, para se ai të arrijë të bëjë marrëveshje të fshehta me Serbinë dhe të dëmshme për Kosovën, e pastaj të vërë para aktit të kryer edhe Parlamentin, siç e vuri me Demarkacionin, si kusht të rrejshëm për liberalizimin e vizave! Kuvendi duhet me urgjencë të kërkojë llogari nga presidenti Thaçi se çfarë prapaskenash ka bërë dhe po bën në kurriz të Kosovës, për faktin se presidenti serb, Vuçiqi, flet për kompromise të reja, ngase Serbia është e sigurt, sikurse herëve të tjera, se nuk do të dalë duarthatë nga bisedimet me Hashim Thaçin”, theksoi analisti Florim Zeqa për gazetën “Kosova Sot”

Qytetarët nuk i besojnë presidentit, bën kompromise për interesa personale

Qytetarët e anketuar nga gazeta “Kosova Sot” shprehin frikën e madhe dhe dyshimin që edhe në procesin e bisedimeve në vazhdim, të fshehta e publike, që po zhvillohen mes Thaçit e Vuçiqit, të mund të përsëritet një skenar i kompromisit të dhimbshëm në dëm të shtetit të Kosovës, ngjashëm me atë që ndodhi me Malin e Zi. Ata kërkojnë që kompromiset e tilla të ndalen dhe që Kuvendi i Kosovës të ketë rol më të madh në mbikëqyrjen e këtij procesi. “Jo që do të kemi kompromise të dhimbshme, por as që është dashur të hyjmë në këtë dialog, është dashur të hyjmë vetëm si të barabartë. Ata nuk po na pranojnë si të barabartë. E dyta, nuk është dashur të hyjmë ne pa disa kushte, e që ata po na qesin kushte, kurse ne pa kurrfarë kushti po hyjmë në bisedime. Asnjë popull në botë nuk e ka dhënë të veten, duhet ta mbrojmë ne tonën, duhet me qenë këmbëngulës”, theksoi qytetari Azem Hajzeri për “Kosova Sot”. Ai po ashtu frikësohet që Hashim Thaçi mund të bëjë pazare në dëm tëKosovës për t’i shpëtuar Gjykatës Speciale.”Pasi që ai deri më tani shumë nga ish- bashkëpunëtorët e tij po i dërgon nëpër gjyqe e nëpër burgje vetëm e vetëm që ta shpëton veten”.

Sipas Hajzerit, do të duhej ndërhyrë Kuvendi në këtë proces dhe t’ia marrë presidentit Thaçi të drejtën e vazhdimit të bisedimeve, pasi që deri tani Kuvendi as nuk i ka dhënë një autorizim për bisedime Hashim Thaçit. Qytetari Abdyl Koskoviku beson që edhe në procesin e dialogut me Serbinë, do të ketë kompromise të dhimbshme në dëm të Kosovës, sepse ato mund të vijnë nën një lloj presioni të detyrueshëm nga faktori ndërkombë- tar karshi pa fuqisë së institucioneve të shtetit tonë.”Për këto bisedimet që janë duke u bërë në Bruksel, unë dyshoj që sikurse me Demarkacionin, do të ketë prapë një lloj tregtie apo do të ketë diçka që neve nuk na pëlqen, por tjetërkush është duke vendosur kështu që ne nuk kemi çka të bëjmë faktikisht, edhe pse nuk jemi të kënaqur me këto bisedime. Populli nuk është në mundësi që të bëjë diçka për të ndryshuar çka janë duke bërë këta në kryesi. Parlamenti është munduar disa herë, partitë në mes veti e kanë kundërshtuar edhe demarkacionin, edhe janë shtyrë mbledhjet e dimë se qysh ka ndodhur, mirëpo prapë nuk kemi mundur asgjë të bëjmë asgjë”, theksoi Abdyl Koskoviku.

Mungesë transparence dhe mundësi kompromisi sheh në këtë agjendë të cilën tani po e zhvillon presidenti Thaçi me homologun Vuçiq, edhe qytetari tjetër, Selim Bucolli, pasi, sipas tij, Kosova është dashur që fare të mos e fillon dialogun me Serbinë pa u nisur nga pozitat e barabarta dhe pa i pasur para vetes kushtet konkrete që do i viheshin palës serbe.”Mua ma merr mendja që kompromise me Serbinë është shumë vështirë të realizohen nga ana jonë. Duhet Serbisë t’i vihen kushte më të rënda, që ajo të detyrohet t’i pranojë ato, ngase dalëngadalë po na cungon. Janë 2000 hektar që mendoj se me Maqedoninë kanë humbur, edhe këndej nja 8000 të tjerë dhe nëse shkohet me kompromiset edhe me Serbinë do të shkojë një pjesë tjetër bukur e madhe që po tentojnë, atëherë gjithmonë po na cungon. Unë mendoj që nuk ka kompromise me Serbinë, nuk duhet toleruar fare, nuk duhet lëshuar pe”, theksoi Selim Bucolli. Sa i takon mostransparencës së presidentin në këtë proces, Bucolli tha se ai ka edhe një të kaluar më ndryshe nga lufta dhe duhet të jetë u kujdesshëm që të mos futet në bisedime në dëm të shtetit kurdoherë kur duhet të përgjigjet.”Hashim Thaçi i ka do role që i ka luajtur gjatë luftës, edhe tash po i luan do role, mirëpo nëse lëshon pe, është një gabim i mëvonshëm që do t’i dalë gabimi më i keq”, tha Selim Bucolli

(Kosova Sot)