Pacolli: Me ligjin aktual zgjedhor Kosova nuk guxon të rrezikoj të shkojë më në zgjedhje
Edhe këto zgjedhje kaluan por është e papranueshme që nuk po arrijmë të ndryshojmë ligjin zgjedhor. Me ligjin aktual zgjedhor Kosova nuk guxon të rrezikoj të shkojë më në zgjedhje. Duhet një ligj zgjedhor me lista të mbyllura për të evituar vjedhjen e votave dhe që eliminon mundësinë e çfarëdo bllokade institucionale ka shkruar Behgjet Pacolli.
Pacolli ka thënë se unë që në vitin 2011 jam duke avokuar ndryshimin e ligjit por fatkeqësisht mungesa e vullnetit politik të palëve politike është pengues. Duhet të tregohen të pjekur të gjithë në këtë proces që të mos i mbajnë peng qytetarët./rajonipress/


