Uji Dea

Veseli: S’do ketë ngërç politik, shpejt e formojmë qeverinë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, në një intervistë për RTV Dukagjinin, ka thënë se qysh nga fillimi i fushatës është ditur se fitorja do të jetë e jona dhe ndodhi ajo që ishte e pritur. Porse, sipas tij, në çdo zgjedhje, çdo parti politike ka pritje më të mëdha që fitorja të jetë më e thellë. Ai ka thënë se vendi ynë ka nevojë që të ketë vendimmarrje për përmirësimin e jetës së qytetarëve tan

“Nuk na duhet një politike e thatë, me hatërmbetje e fyerje, që çon në bllokada, por një politikë që përmirëson jetën e qytetarëve. Fatmirësisht, në këtë radhë, agjenda ekonomike ka qenë prioritare për të gjitha partitë politike dhe në këtë anë duhet të orientohemi të gjithë. As nuk e mendoj që do zhytemi në ngërç politik dhe as që duhet të mendojmë. Gjykata Kushtetuese ka përshkruar shumë qartë rregullat e lojës politike”, ka thënë Veseli.

ARKATANA

I pari i PDK-së ka thënë se duke paramenduar që mund të kemi bllokadë, PDK-ja ka dhënë shembullin më të mirë sesi nuk duhet marrë me ego personale, por të gjithë duhet të merremi me përmirësimin e jetës së qytetarëve. Veseli ka thënë se koalicioni i PDK-së do të formojë qeverinë menjëherë pas certifikimit të rezultateve.

“Ngërç nuk do të ketë, sepse nuk duhet lejojmë që vendi të futet në asnjë krizë pasi duhet të formojmë qeverinë dhe të punojmë për të ndihmuar ndërmarrësit, fermerët, në mënyrë që vendi të ketë progres më të shpejt”, ka thënë Veseli

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.