Leonora Morina Bunjaku merr mbi 6000 vota, fiton ulësen në Parlament
Gjilan – Leonora Morina Bunjkau kandidate e PAN ka arritur të marrë mbi 6000 vota duke tejkaluar shumë kandidatë të tjerë në Anamoravë. Leonora ndryshe ka arritur ta bëjë një fushatë shumë atraktive ku ka marrë përkrahje edhe nga qytetarë të shumtë jashtë partisë së cilës i takon.
Leonora Morina Bunjaku dhe ekipi i saj kanë arsye të krenohen me rezultatin e fituar në zgjedhjet nacionale. Leonora tashmë është renditur në mesin e 19 kandidatëve të koalicionit që ka fituar më së shumti vota.
Leonora Morina Bunjaku ka konfirmuar për rajonipress se ka marrë mbi 6000 vota dhe pret që të jetë pjesë e Parlamenti të Kosovës. “I falënderojë nga zemra të gjithë mbështetësit e mi të shumta dhe i sigurojë ata se do të jemi zëri i fuqishëm dhe i arsyes në Parlament. I sigurojë të gjitha votuesit e mi se nuk do t`i zhgënjej, përkundrazi do të jem zëri mbrojtës për të gjitha shtresat e kategoritë” tha Bunjaku./rajonipress/


