HW

Tash korrupsionin!

/ 2 minuta lexim
HW

Kosova ka miratuar Demarkacionin me Malin e Zi, por për t’u hequr vizat me BE-në duhet të përmbushet edhe kriteri i fundit, përkatësisht luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit. Deri më tani vendi ka dështuar në një luftë të tillë pasi asnjë zyrtar i lartë publik nuk është duke e vuajtur dënimin për vepra penale të korrupsionit, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ndonëse para dy ditësh Kuvendi ratifikoi Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, qytetarët e Republikës së Kosovës nuk do të mundë të lëvizin ende lirshëm në zonën Shchengen.

Përkundrazi, për të ardhur deri te liberalizimi i vizave Kosova duhet ta përmbushë edhe kriterin e fundit të mbetur, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

ARKATANA

Për ta bërë një gjë të tillë, sipas ekspertëve të procesit gjyqësor, duhet të shfaqen rezultate konkrete, duke u shpallur aktgjykime dënuese në rastet e korrupsionit.

Mirëpo, sipas tyre, institucionet e Kosovës kanë dështuar krejtësisht në këtë drejtim. Megjithëkëtë, kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi ka bërë të ditur se tashmë janë identifikuar gjithsej 39 raste të korrupsionit.

Po ashtu nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës kanë deklaruar për “Zërin” se është duke u punuar intensivisht drejt përmbushjes së kriterit të fundit të liberalizimit të vizave

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.