ARKATANA

Cana me mesazh emocionues për De Biasin

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Lorik Cana ka falënderuar trajnerin Gianni de Biasi kontributin, eksperiencën, rrugëtimin dhe miqësinë e paharrueshme që kanë kaluar së bashku.

Trajneri italian, Gianni de Biasi sot përmes një konference për media ka njoftuar largimin nga Kombëtarja shqiptare, pas pesë viteve e gjysmë.

Largimit të tij i janë mërzitur shumë, pasi ishte pikërisht De Biasi ai që drejtoi Shqipërinë drejt Euro 2016.

Fundamenti

Një nga ta ishte edhe kapiteni Lorik Cana, i cili ka falënderuar trajnerin për momentet e paharrueshme që ka krijuar për të gjithë.

“Kjo është ajo që meritoni Rrespekt!!! Flm për kontributin , eksperiencën , rrugëtimin tonë dhe miqësinë. Bashkë kemi përjetuar momente të paharrueshme për të gjithë ne”, shkruan Cana në Instagram. /Express/