Shqiptari që udhëheq klubin Zvicran SV Würenlos
Gjilan – Shumë bashkatdhetar tanë në diasporë kryejnë punë të ndryshme në shtetet perëndimore, ka kaluar koha kur populli shqiptar njihej vetëm si punëtor krahu, ata tani udhëheqin profile të ndryshme të jetës politike sportive e kulturore. Njëri ndër ta është edhe Adil Maliqi nga fshati Busavat e Kamenicës, i cili me mjaft sukses po bën emër në futbollin Zvicran.
Edhe pse i ri nga mosha, Maliqi, ka hapur shtigjet e tij të trajnerit, i cili me sukses të madh është duke i prirë skuadrës SV Würenlos e cila bën gara në Ligën e katër të futbollit Zvicran.
31 vjeqari trajneri i futbollit, Adil Maliqi, ka bërë që me punën e tij profesionale skuadrën SV Würenlos ta stabilizoj, dhe që nga vjeshta synimi i tij është që kjo skuadër të kalon në Ligën e tret të shtetit Helvetik.
“Në skuadrën tonë ka futbollist të gjitha nacionaliteteve kemi edhe futbollist shqiptar, ne po bëjmë një punë serioze dhe së bashku me stafin e klubit synim të vetmin në edicionin e ardhshëm kemi të inkuadrohemi në Ligën e tretë, synim që është shumë real duke ditur potencialin e skuadrës SV Würenlos”, ka bërë të ditur trajneri, Adil Maliqi.
Skuadra SV Würenlos është formuar në vitin 1950, ndërsa suksesi më i madh i saj ka qenë garimi i saj në Ligën e dytë të futbollit Zvicran.
“Kemi një traditë të gjatë të futbollit në këtë skuadër, nga kjo skuadër kanë dalë edhe emra të mëdhenj të futbollit por tani jemi mobilizuar si asnjëherë më parë dhe do ti arrijmë objektivat tona futbollistike”, shprehet Maliqi.
Trajneri Adil Maliqi ka edhe disa fjalë për futbollin e Kosovës, i cili sipas tij nuk është në binarët e duhur.
“Me shumë respekt për të gjithë trajnerët që bëjnë punën e tyre, por më vjen keq se Kosova ende duhet të punon shumë në ngritjen e cilësisë së trajnerëve për ti ushtruar talentët e futbollit Kosovar në të kundërtën ata do të mbeten vetëm talent dhe asgjë më tepër, duhet në mënyrë emergjente të rregullohet statusi i çdo futbollisti dhe infrastruktura në të kundërtën nuk do të kemi sukses edhe për një kohë të gjatë”.
Maliqi i cili konsiderohet si njëri ndër trajnerët me shumë perspektiv, nuk ka shpëtuar pa e kritikuar edhe përzgjedhësin e Kosovës, Albert Bunjakin për rezultatet e dobëta.
“Të kesh në disponim shumë talent të futbollit anembanë Evropës dhe mos të ndërtosh së paku skeletin e Kombëtares së Kosovës, dhe të bësh eksperimente të tepruara dhe të panevojshme kjo nuk pranohet dhe duhet lëshuar vendin njerëzve të cilët kanë cilësi dhe njohuri të futbollit”.
Se a do të jetë Maliqi pjesë e ndonjë skuadre të Kosovës në një kohë të afërme trajneri Maliqi theksoi.
“Tani për tani nuk kam synim ndonjë klub të Kosovës, do të kisha pasur dëshirë të punoj me kategori të reja në Federatën e futbollit të Kosovës për të dëshmuar kualitetin edhe timin edhe të futbollistëve, është shumë me rëndësi të punosh me kategori U-17, U-19 e U-21 aty është brumi i talentëve”, ka porositur trajneri me një perspektiv të madhe, Adil Maliqi./sylejman ismajli/rajonipress/

