A i ka koalicioni qeverisës votat për Demarkacion, flet Hoti
“27 votat e deputeteve te LDK-se jane ne favor te ratifikimit te marreveshjes se demarkacionit te kufirit me Malin e Zi”, ka shkruar Avdullah Hoti në Facebook, duke reaguar pas një statusi të deputeti të LDK’së, Ramiz Kelemdi për Demarkacionin, që u pa si votë kundër ratifikimit.
Sipas shefit të Grupit Parloamentar të LDK’së, Avdullah Hoti, statusi i deputetit Kelmendi, që u pa si qëndrim kundër demarkacionit, është keqinterpretim i qëllimshëm.
“Keqinterpretimi i qellimshem qe disa medie po i bejne postimit te deputetit Ramiz Kelmendi eshte perpjekje e kote per zhvendosjen e vemendjes nga pamundesia e koalicionit qeverises per t’i siguruar te gjitha votat e shumices se brishte parlamentare”, ka shkruar Hoti.
Hoti tutje shton se pamundësia e koalicionit qeverisës për t’i siguruar 62 vota, po shtyn që për t’u arsyetuar, sytë të kthehen kah votat e LDK’së e edhe të thuhet se kjo parti nuk i ka të gjithë deputetët pro demarkacionit.
Koalicionit qeverises i takon t’i siguroj 62 vota. Nuk mund te arsyetohen me refuzimin e deputeteve serbe, per shkak se me votat e tyre e mbajne ne kembe qeverine e brishte.. /Express/


